• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DENONCIMI i fortë për institucionin e Mirela Kumbaros: Dy zyrtarët e Ministrisë së Arsimit u kapën “mat” në zyrë, drejtori i përgjithshëm dha dorëheqjen…
Home
Aktualitet
Kronikë

DENONCIMI i fortë për institucionin e Mirela Kumbaros: Dy zyrtarët e Ministrisë së Arsimit u kapën “mat” në zyrë, drejtori i përgjithshëm dha dorëheqjen…

12 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një denoncim i fortë që po qarkullon në rrjetet sociale ka ngritur dyshime për një skandal me natyrë intime që pretendohet se ka ndodhur brenda ambienteve të Ministrisë së Arsimit, institucion që drejtohet nga Mirela Kumbaro.

Denoncimi është bërë publik në rrjetin social Facebook nga avokati Arben Llangozi, i cili ka ndarë disa detaje lidhur me ngjarjen e pretenduar dhe rrethanat në të cilat ajo ka ndodhur.

Sipas tij, një Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, i identifikuar vetëm me inicialet V.S., dyshohet se është përfshirë në një skandal me natyrë intime që ka ndodhur brenda ambienteve të institucionit shtetëror. Pas disa ditësh nga ngjarja e pretenduar, ai ka paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Në facebook-un e tij, Llangozi shkruante:“Për të gjithë ata skeptikë që dyshojnë në vërtetësinë e lajmit lidhur me një aferë seksuale të pretenduar në ambientet e Ministrisë së Arsimit, e drejtuarnga Mirela Kumbaro, po publikohen edhe disa detaje të tjera që, hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Këto informacione shtesë synojnë të sqarojnë rrethanat dhe pretendimet që kanë qarkulluar, duke ofruar një pasqyrë më të plotë për publikun.

Një Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, i identifikuar vetëm me inicialet V.S., u përfshi në një skandal me natyrë intime dhe seksuale që kishte ndodhur brenda ambienteve të institucionit shtetëror. Pak ditë pas ngjarjes, ai paraqiti dorëheqjen.

Identiteti i vartëses me të cilën thuhet se kishte marrëdhënie intime në zyrë është i njohur, por për arsye etike dhe familjare nuk po bëhet publik as emri dhe as inicialet e saj. Sipas pretendimeve, rasti u mbajt larg vëmendjes publike për të shmangur një skandal më të madh.

Zyrtarja në fjalë ende nuk ka dhënë dorëheqjen pasi, gëzon mbështetje për shkak të marrëdhënieve miqësore me Mirela Kumbaron. Ndërkohë, zyra ku pretendohet se ndodhi incidenti ndodhet mes zyrës së ministres Mirela Kumbaro dhe asaj të Erzen Tolës.

Gjithashtu, ky i fundit është përfshirë në përpjekje për të bindur dëshmitarët që të mos flasin për atë që kanë parë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUVENDI SOT TË FLASË QARTË"/ Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike
Previous article FOTOLAJM/ Nga ‘Dorëheqja’ te ‘Qeveria teknike’, mesazhet pikante në pankartat e deputetëve të opozitës në Kuvend

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT