• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U PREMTONIN PUNË NË VARSHAVË, MË PAS I TRAFIKONIN NË SHQIPËRI/ SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, dërgon për gjykim 3 ukrainasit
Home
Aktualitet
Kronikë

U PREMTONIN PUNË NË VARSHAVË, MË PAS I TRAFIKONIN NË SHQIPËRI/ SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, dërgon për gjykim 3 ukrainasit

11 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO procedimin penal nr. 18/1 të vitit 2025 ndaj tre shtetasve ukrainas të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim personash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Të pandehurit janë Nazar Khamuilo, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”; Mark Petrenko, gjithashtu me masë “arrest në burg”; si dhe Karol Oskiera, për të cilin është caktuar masa “arrest në burg”, por e paekzekutuar. Ata akuzohen për veprat penale të “trafikimit të personave të rritur”, “grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale”.

Ndërkohë, prokurorët e posaçëm kanë kërkuar pushimin e akuzës për tre shtetas të tjerë të përfshirë në këtë procedim: Oleh Kulsha, Marianna Syzareva dhe Oleksander Tavorskyi.

Sipas SPAK, hetimi nisi pas një ankese elektronike të paraqitur më 11 nëntor 2024 nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri në Drejtorinë e Policisë Vlorë, ku dyshohej se një shtetas ukrainas mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij në qytetin e Vlorë.

Pas verifikimeve, policia zbuloi një banesë me qira në lagjen “Demokracia”, ku u gjetën disa shtetas ukrainas që punonin me laptopë në aplikacione të ndryshme. Sipas hetimeve, ata dërgonin mesazhe dhe lidhje përmes programeve automatike me qëllim rekrutimin e personave të tjerë për përpunimin, transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike në vende të Europës Lindore.

Prokuroria thekson se grupi i vendosur në Shqipëri dyshohet se ishte pjesë e një organizate më të madhe ndërkombëtare të trafikut të drogës që operon në disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik.

Gjatë kontrollit në vendngjarje u sekuestruan pajisje elektronike, ndërsa u konstatua se pasaportat e shumicës së personave mungonin. Hetimet zbuluan se organizatorët dhe mbikëqyrësit ushtronin presion dhe kërcënime ndaj personave të rekrutuar, duke i detyruar të punonin dhe duke u treguar video dhune ndaj anëtarëve të tjerë që nuk arrinin rezultatet e kërkuara.

Në Vlorë u zbuluan tre ambiente ku mbaheshin dhe punonin personat e rekrutuar, ndërsa në total u sekuestruan 24 pasaporta të shtetasve të huaj që dyshohet se kishin punuar për disa javë ose muaj në këto ambiente.

Sipas SPAK, viktimat rekrutoheshin përmes aplikacionit Telegram me premtimin për një punë zyre në Varshavë. Pas një interviste dhe testi poligrafi në Poloni, ata dërgoheshin në Shqipëri, ku detyroheshin të përdornin pseudonime dhe të mos përdornin emrat e tyre të vërtetë.

Nga hetimet rezultoi se Nazar Khamuilo përdorte pseudonimin “Kika”, Mark Petrenko njihej si “E Premtja”, ndërsa Karol Oskiera përdorte pseudonimin “Veterineri”.

SPAK ka falënderuar DEA në Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet gjyqësore ukrainase për bashkëpunimin dhe mbështetjen në identifikimin e personave të përfshirë në këtë rrjet kriminal që rekrutonte dhe shfrytëzonte të rinj për aktivitet kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR PROTESTA E PD/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni zonën e tubimeve
Previous article "VENDIMI I KUSHTETUESES PËR TIKTOK INKURAJON SHPIFËSIT"/ Rama: Të ishte për Gjykatën, kompania s’do kishte marrë masa ekstra

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT