• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHET FOTO/ Plagosi bashkëkombasin e tij në Tiranë, ky është autori që qëlloi me armë 39-vjeçarin turk
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKOHET FOTO/ Plagosi bashkëkombasin e tij në Tiranë, ky është autori që qëlloi me armë 39-vjeçarin turk

10 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Personi që shihni në foto është autori i dyshuar që plagosi 39-vjeçarin turk mbrëmjen e së hënës në një lokal në Tiranë. Sipas hetimeve paraprake, i plagosuri dhe autori mund të kenë pasur konflikt të mëparshëm, por 39-vjeçari turk nuk është treguar bashkëpunues me policinë për identifikimin e autorit ose për motivet e konfliktit.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe të zonës për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas ngjarjes, 39-vjeçari, u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Sherri nisi në Turqi dhe përfundoi me plumba në Shqipëri/ Si u plagos turku në lokal, arma e autorit u bllokua
Sioas grupit hetimor, autori dhe i plagosuri kanë qenë në të njëjtin vend por në kate të ndryshme. Autori, i paidentifikuar me emër, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë është ngjitur në kat të dytë dhe ka qëlluar drejt Uçar, duke e plagosur me një plumb në shpatull. Pas ngjarjes ai është arratisur me shpejtësi, por policia ka mundur të sigurojë disa foto përmes kamerave të sigurisë dhe po përpiqet të krijojë një identikit të plotë të tij për ta identifikuar.

Gjithashtu, në vendngjarje dhe te tavolina ku ka konsumuar darkën janë përftuar materiale gjenetike të plota për identifikimin. Përmes Interpolit, po punohet me autoritetet turke për të sqaruar jo vetëm identifikimin, por edhe problemet që mund të kenë pasur. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë hakmarrjeje të mundshme për konflikte të tyre në Turqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËVIZTE ME MOTORR PA TARGA/ I mituri në Durrës kapet me drogë dhe armë të ftohta
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT