• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMET E IRANIT/ Diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit
Home
Aktualitet
Kronikë

SULMET E IRANIT/ Diplomati shqiptar në Katar thirrje bashkëatdhetarëve: Qëndroni brenda banesave, jemi ende larg normalitetit

1 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Shqipërisë në Doha, Ermal Kaleci, u bën thirrje shqiptarëve në Katar që të qëndrojnë brenda banesave dhe rezidencave të tyre në rast sulmesh të mëtejshme me raketa nga Irani.

Përmes rrjeteve sociale, Kaleci thekson se kushtet e nevojshme të sigurisë nuk janë të favorshme për të rifilluar aktivitetet normale të përditshme dhe se hapësira ajrore e Shtetit të Katarit vijon që të jetë e mbyllur.

Postimi i plotë i Ermal Kalecit, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Shqipërisë në Doha:

Të dashur bashkatdhetarë,

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Katar po monitoron nga afër zhvillimet mbi situatën e sigurisë rajonale në tërësi, dhe në veçanti në Katar, në koordinim të ngushtë me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, autoritetet e Katarit si dhe Përfaqësitë Diplomatike rezidente në Doha.

Aktualisht, kushtet e nevojshme të sigurisë nuk janë të favorshme për të rifilluar aktivitetet normale të përditshme. Për rrjedhojë, ju këshillojmë të qëndroni brenda banesave dhe rezidencave tuaja, në rast shpërthimesh të mëtejshme, si dhe të merrni masat e nevojshme paraprake në këtë situatë, duke shmangur lëvizjet e panevojshme, ndjekur udhëzimet dhe protokollet e publikuara nga autoritetet lokale.

Ambasada bën thirrje për qetësi, kujdes të shtuar, vigjilencë dhe durim për tejkalimin e kësaj situate të vështirë.

Aktualisht hapësira ajrore e Shtetit të Katarit vijon që të jetë e mbyllur, deri në njoftim të dytë.

Me qëllim shmangien e informacioneve të pasakta, Ambasada ripërsërit rëndësinë e ndjekjes së informacioneve përmes mediave të besueshme vendase si dhe atyre ndërkombëtare.

Gjithashtu inkurajohet zbatimi me përpikmëri i udhëzimeve të lëshuara nga autoritetet e Katarit në kohë reale, adresuar në aparatet tuaj celularë.

Së bashku do të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm përmes emailit dhe kanaleve të mediave sociale të Ambasadës në Facebook, X dhe Instagram si dhe grupit në ëhats app: Komuniteti Shqiptar Doha.

Në rast emergjence, linjat telefonike të Ambasadës, si vijon, janë në dispozicion 24/7:

+974 77180778

+974 30079922

Faleminderit për bashkëpunimin Tuaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Humbi kontrollin e traktorit dhe doli jashtë rruge, përfundon në spital 40 vjeçari nga Erseka
Previous article MOTI I NGROHTË MBUSH PLAZHIN E VELIPOJËS NË FUNDJAVË/ Rama publikon pamjet

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet Aktualitet

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT