• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUBIA ËSHTË VETË RAMA”/ Berisha komenton qeverinë e re: Ministrat e rinj, anëtarë të grupit kriminal të Ballukut
Home
Politikë

“LUBIA ËSHTË VETË RAMA”/ Berisha komenton qeverinë e re: Ministrat e rinj, anëtarë të grupit kriminal të Ballukut

28 February, 2026 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku u ndal te zhvillimet e fundit politike dhe protesta e opozitës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se protesta e fundit pati “jehonë të jashtëzakonshme” dhe se, sipas tij, qeveria synon të vazhdojë të abuzojë me fondet dhe pasuritë publike. Ai deklaroi se zhvillimet e fundit në qeveri janë tregues i presionit të krijuar nga reagimi qytetar. Ai komentoi dhe ndryshimet në qeveri.Sali Berisha: Të dashur miq, jemi në një udhëkryq tejet të rrezikshëm.
Protesta jonë, kryengritja jonë paqësore ka tronditur në themele regjimin dhe ka pasur jehonën më të fuqishme në Europë dhe në botë.
Ka pasur jehonën më pozitive se të gjithë protestat që kemi organizuar ndonjëherë pasi në kushtet e një flagrance në vjedhje të kryeministrit, zëvendëses së tij, përpjekjet e tyre për grusht shteti, ne u treguam shqiptarëve dhe botës se opozita shqiptare është në këmbë, është e tëra kundër këtij regjimi dhe nuk pajtohet me të.
E them dhe e përsëris, ne mbrojtëm dinjitetin e këtij vendi, mbrojtëm dinjitetin e kombit tonë dhe bënë detyrën që kemi në misionin e shpëtimit të Shqipërisë.
Revolta tronditëse e qytetarëve shqiptarë vuri me shpatulla pas muri Edi Ramën.
Nxori në shesh para shqiptarëve dhe botës fytyrën e tij të vërtetë prej diktatori.
Pasi dështoi me grushtin e shtetit me Gjykatën Kushtetuese, ai përpiqet me ndryshime ligjesh të krijojë një mburojë për veten dhe bashkëhajdutët e tij në mënyrë që ligji të mos mund t’i dënojë, të vazhdojnë të qetë të vjedhin fondet dhe pasuritë publike.
Dhe po në këtë kontekst, ai bëri dje një riformatim të qeverisë me të cilin faktoi më shumë se çdo gjë tjetër se Lubia është vetë Rama.
Apo me fjalë të tjera, fuqinë e pakufishme të Lubisë mbi Ramën.
E marrë hua nga populli që thotë se u mbars mali dhe polli një mi, ne themi dështoi Lubia dhe populli 3 ministra dhe një zëvendësministër.
Akt më qesharak dhe më të papërgjegjshëm nuk ka pasi firmat e atyre që janë emëruar, janë në të gjitha dokumentet që Lubia koa firmosur me urdhër të Edi Ramës.
Pra, këta ministra janë për definicion anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të Lubi Ballukut në ofertat, tenderat dhe vjedhjet e saj.
Por përsëri është absolutisht e pamohueshme se pa protestën tuaj, pa revoltën tuaj dhe kryengritjen tuaj paqësore, këto nuk do mund të ndodhnin.
Këto përpjekje të Edi Ramës shënojnë agoninë, progresin e agonisë politike të tij.
Dëshmojnë se suksesin e opozitës në kilometrin e fundit të saj.
Por këto ftojnë që kjo betejë të vazhdojë me të gjithë forcat tona.
Në rast se ne, të themi se arritëm ta vëmë përpara regjimin, ne nuk kemi fituar ende luftën.
Lufta fitohet me kryengritjen tonë të qëndrueshme dhe unë kam besim tek shqiptarët se sot janë më të gatshëm se kurrë të ndahen me këtë regjim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REGJISTROHEN SHPËRTHIME NË DOHA/ Katari kundërpërgjigjet me ‘Patriotin’ e SHBA-ve
Previous article ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT