• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

28 February, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Analiza e Michael Rozenblat, studiues që ka punuar në aparatin e sigurisë izraelite: “Një ndryshim regjimi tani”, shkruan ai, “mund të jetë më i favorshëm se një proces i gjatë diplomatik”.

Vendimi kishte ditë që ishte në duart e Presidentit, i cili në Truth deklaroi: “Regjimi nuk do të mund të ketë kurrë armën atomike. Ky operacion është për të mbrojtur popullin amerikan nga kërcënimet e Teheranit, i cili ka tentuar të rindërtojë programin e tij atomik dhe po zhvillonte raketa balistike me rreze të gjatë, të afta të arrijnë Shtetet e Bashkuara.
Do të godasim objektiva ushtarake të regjimit, do të shkatërrojmë raketat e tyre, do të rrafshojmë strukturat e prodhimit të armëve dhe do të asgjësojmë flotën e tyre detare”.

Përgatitjet kishin nisur prej javësh. Shtetet e Bashkuara kishin zhvendosur “në distancë të përshtatshme” një sasi të konsiderueshme forcash ushtarake për të mundësuar një ndërhyrje afatgjatë.

Forcimi ushtarak vazhdoi edhe ndërkohë që zhvilloheshin bisedime midis delegacioneve të Uashingtonit dhe Teheranit: shumë zyrtarë amerikanë mbeteshin skeptikë për mundësinë e një marrëveshjeje. Trump kërkonte heqjen dorë nga programi bërthamor, përfshirë ndalimin e pasurimit të uraniumit; Izraeli këmbëngulte edhe për çmontimin e arsenalit raketor iranian.

Izraeli po përgatitej prej javësh për një konflikt të mundshëm, vetëm tetë muaj pas luftës 12-ditore kur SHBA dhe Izraeli goditën objekte ushtarake dhe bërthamore iraniane.

Dislokimi amerikan ishte i madh: dhjetëra avionë luftarakë dhe cisterna për furnizim në ajër, dy grupe sulmi me aeroplanmbajtëse, USS Abraham Lincoln dhe USS Gerald R. Ford, të shoqëruara nga kryqëzorë, shkatërrues dhe nëndetëse.

Deri para disa javësh, Pentagon nuk e konsideronte veten plotësisht të gatshëm për të mbështetur kërcënimet e Trump: 30–40 mijë ushtarë amerikanë në tetë baza kishin mbrojtje ajrore të pamjaftueshme. Muajin e fundit u transferuan sisteme Patriot dhe THAAD për të interceptuar raketat iraniane, së bashku me avionë F-35, F-22, F-16 dhe bombardues strategjikë në gatishmëri.

Gjashtë arsyet

1.Moment unik për të riformatuar Lindjen e Mesme
Irani ndodhet në pikën më të dobët që nga revolucioni i vitit 1979, pas protestave të fundit, luftës 12-ditore me Izraelin dhe dobësimit të rrjetit të tij të proxy-ve (si Hamas, Hezbollah, Houthi). Një fushatë vendimtare mund të çlirojë iniciativa rajonale amerikane, nga integrimi përmes Marrëveshjeve të Abrahamit deri te afrimi me Perëndimin i vendeve si Libani dhe Iraku.

2.Protestat e brendshme
Shtypja brutale e protestuesve ka përshkallëzuar tensionet. Shifrat e viktimave janë të debatueshme, por raportet janë tronditëse. Premtimi i Trump për të “ardhur në ndihmë” të popullit iranian, sipas kësaj analize, duhet të shndërrohej në veprim konkret.

3.Dilema e besueshmërisë
Mosveprimi do të rrezikonte krahasime me “vijën e kuqe” të Barack Obama në Siri në vitin 2013, kur pas përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assadit nuk pati reagim ushtarak. Një tërheqje mund të interpretohej nga Teherani si dobësi.

4.Interesat ekonomike
Një regjim i ri mund të riintegronte rezervat e mëdha energjetike iraniane (të dytat në botë për gaz dhe të tretat për naftë) në tregjet perëndimore. Kjo do të ndikonte edhe mbi furnizimet energjetike të Kinës dhe balancat strategjike globale.

5.Ndikim i drejtpërdrejtë amerikan në të ardhmen e Iranit
Dështimet sistemike të brendshme, hiperinflacioni, mungesa e ujit, korrupsioni, sugjerojnë një dobësim të thellë të regjimit. Një qasje aktive do t’i lejonte Uashingtonit të ndikojë tranzicionin, duke shmangur shfrytëzimin e vakumit nga Rusia dhe Kina.

6.Kërcënimi i vazhdueshëm bërthamor
Sulmet e qershorit ndaj objekteve bërthamore mund ta kenë vonuar programin vetëm për disa muaj. Trump ka deklaruar vazhdimisht se nuk do ta lejojë Iranin të pajiset me armë bërthamore, sipas kësaj logjike, veprimi ishte i domosdoshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUBIA ËSHTË VETË RAMA"/ Berisha komenton qeverinë e re: Ministrat e rinj, anëtarë të grupit kriminal të Ballukut
Previous article "MUND TË KETË DHUNË"/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT