• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSTRADIMI NGA DUBAI/ Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar
Home
Breaking News

EKSTRADIMI NGA DUBAI/ Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar

26 February, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një nga personazhet më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Durim Bami, pritet të ekstradohet këtë të enjte nga Dubai drejt Shqipërisë.

Bami dyshohet si drejtues i një grupi kriminal që vepronte në zonën e Niklës, në Fushë Krujë, si dhe në disa zona të tjera të vendit. Ai u arrestua në Dubai në tetor të vitit 2024 dhe tashmë pritet t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare.

Sipas gazetares dhe autores së emisionit “Gjërat Tona” në ABC News Albania, Etleva Delia, ekstradimi i tij mund të sjellë zhvillime të rëndësishme në hetimet për krimin e organizuar në vend.

Sipas saj, Bami dyshohet se ka krijuar aleanca me grupe të tjera kriminale, përfshirë përplasjet për eliminimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Martinaj dyshohet se kishte aleanca me grupin që drejtohej nga ish-deputeti Arben Ndoka.

Ekstradimi i Bamit konsiderohet si një moment kyç për drejtësinë shqiptare, pasi ai konsiderohet një personazh që mund të japë dëshmi të vlefshme për zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale të viteve të fundit.

Durim Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Po ashtu dhe ish-deputeti socialist dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale e donin Bamin të vdekur.

“Mund të këtë shumë informacione se si ka funksionuar krimi i organizuar në Shqipëri të paktën në dekadën e fundit. Dyshohet se është përfshirë në shumë krime të rënda në Shqipëri. Prova, falë zbërthimit të aplikacionit Sky ECC.

Dyshohet se është drejtuesi i një grupi kriminal, që vepronte në Nikël dhe në zona të tjera në Shqipëri. I ka shpëtuar dy atentateve, një me eksploziv dhe një me armë zjarri. Durim Bami është një ato personazhe që kishte bërë aleanca me grupe të tjera për eliminimin e Ervis Martinaj. Vis Martinaj, kishte aleanca me grupin që drejtohej nga ish-deputeti socialist Arben Ndoka.

Janë hedhur miliona euro për eliminimin e Durim Bamit. Mund të shikohet si personazh, që mund të flasë dhe mund t’u shërbejnë hetimeve për shumë ngjarje të tjera kriminale. Bami kërkonte të merrte statusin e rezidentit në Emirate. Bashkë me Durim Bamin janë 14 persona të ekstraduar nga 2024 dhe deri tani”, tha Delia.

Gjykata e Posaçme i ka caktuar Durim Bamit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Belinda Balluku largohet zyrtarisht nga qeveria
Previous article KISHTE FSHEHUR KOKAINË TE MATËSI I ENERGJISË/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT