• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA E DETIT/ Ish-anëtari i grupit negociator me Greqinë, Gerveni: Nuk mund të …
Home
Shqipëri

MARRËVESHJA E DETIT/ Ish-anëtari i grupit negociator me Greqinë, Gerveni: Nuk mund të …

30 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kristaq Gerveni, një nga anëtarët e grupit negociator të marrëveshjes së vitit 2009 me Greqinë thotë se nuk ka sens deklarata e Kotzias për zgjerim të hapësirës detare me 12 milje, kur në disa pjesë largësia mes dy vendeve është më e vogël. Në një prononcim për Televizionin Klan, ai sqaron se si duhet të veprohet në të tilla raste.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se pala shqiptare ka pranuar zgjerimin e zonës bregdetare kombëtare greke, në 12 milje.

Çfarë do të thotë teknikisht 12 milje?

“Baza ligjore për ndarjen e hapësirës ujore mes dy shteteve është Konventa Mbi të Drejtën e Detit. Në bazë të kësaj Konvente, çdo shtet mund të deklarojë deri në 12 milje detare. Mund të deklarojë, 3, 6, 12, por jo më shumë se 12.

Në rastin e pozicionit gjeografik që ka Shqipëria me Greqinë, nuk mund të zbatohet kjo distancë, 12 milje. Distanca 12 milje mund të zbatohet në ujërat detare që janë në det të hapur.

Në kanalin e Korfuzit bie fjala, që është më pak se dy milje detare, sqaroj që 1 milje është 1 852 metra, pra më pak se 2 kilometra, dhe aty ku Kanali i Korfuzit është më pak se 2 milje, nuk ka sens dhe tingëllon qesharake që të merret tani dhe do zgjerohet 12 milje detare.

Në këto raste zbatohet vetëm neni 15 i kësaj Konvente, që thotë se për vendet që janë përballë njëri-tjetrit dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të pasur mbi 12 milje, pra nuk janë më shumë se 24 milje larg njëri-tjetrit, atëherë hapësira ujore ndahet mes për mes. Dhe në marrëveshjen e 2009-ës, ne kemi zbatuar rigorozisht barazdistancën. Ne nuk mund të pengojnë një shtet që të mos deklarojë ujërat territoriale deri në 12 milje”.

Zoti Gerveni, a i ndryshon ky përcaktim koordinatat e arritura në marrëveshjen e 2009-ës?

“Nuk ndikon fare. Unë pres që dhe negociatat që do të zhvillohen, do të jenë pak a shumë plus minus, në ato rezultate. Ajo zhurmë e madhe që u bë, që janë falur 300 kilometra, do të shuhet shumë shpejt dhe do të shikohen se është zbatuar rigorozisht Ligji Ndërkombëtar i Detit. Dhe unë shpresoj shumë që edhe në negociata e reja që do të bëhen, ai ligj do të respektohet dhe Shqipëria të mos humbasë asnjë metër katror”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump mbuloi gotën e ujit me LETËR! Gazetari që e intervistoi ZBULON detajet interesante (FOTO)
Previous article Atalanta-Juventus/ Higuain gjen rrjetën përballë Berishës

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT