Gazetari i njohur britanik Piers Morgan ka zbuluar arsyeninteresante se pse Presidenti Donald Trump në intervistën e fundit, mbajti një copë letër që mbulonte gotën e ujit.
Morgan shpjegoi se kjo ndodh që të privoj Trump-in nga ndonjë helmim i mundshëm.
Ai tha: Një grua hyri në studio, (kishte vite që punonte për Shtëpinë e Bardhë), dhe tha se ishte aty për ujin e presidentit. “Është detyra ime të siguroj ujin”, tha ajo.
Morgan shtoi se kjo është dicka që i ndodh çdo presidenti, kryesisht për ti mbrojtur ata.
Reagimet e njerëzve në Tëitter kanë qënë të menjëhershme. Njëri shkruante: Për çfarë e bëri Trump këtë? Apo mos mendonte se Morgan do i bënte ndonjë truk me ujin?!
Një nga pjesët më interesante të inervistës ishte kur Trump i tha Morgan se: “Jam shumë i kënaqur që njerezit e vendit tënd më duan kaq shumë, jam popullur këtu! Marr shumë mesazhe prej tyre”.
“Le të mos nxitohemi, zoti President”, i tha Morgan me të qeshur.
Përgatiti: AlpeNews.al




