Franca i kërkoi UNESCO-s për të renditur plazhet e Zbarkimit të 1944 në Normandi në listën e trashëgimisë botërore, në kategorinë e pasurisë kulturore, bëhet sot e ditur nga Ministria e Kulturës.
Kandidatura do të shqyrtohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s gjatë seancës që do të zhvillohet në korrik të 2019, sipas një deklarate të publikuar në web-in e Ministrisë.
Kjo trashëgimi kulturore dhe historike mban në vetvete gjurmët dhe kujtimin e një përballje për liri dhe paqe.
Kjo zonë historike përfshin gjithë bregun e La Manshit ku u zhvilluan operacionet e zbarkimit duke nisur nga 6 qershori 1944. Një rrip detar vijon përgjatë 80 kilometrash, nga Ravenoville në perëndim, në Ouistreham, në lindje.
Sipas rajonit, rreth dy milionë turistë vizitojnë çdo vit plazhet e Zbarkimit, Utah, Omaha, Gold, Sword dhe Juno Beach.
Më 6 qershor 1944, 6 939 anije zbarkuan 132 700 burra në plazhet e Normandisë.



