• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTOI KRAH MARTIN LUTHER KINGUT PËR TË DREJTAT E AFRO-AMERIKANËVE/ Ndërron jetë një nga figurat më të shquara të aktivizmit në SHBA
Home
Nderkombetare

LUFTOI KRAH MARTIN LUTHER KINGUT PËR TË DREJTAT E AFRO-AMERIKANËVE/ Ndërron jetë një nga figurat më të shquara të aktivizmit në SHBA

17 February, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Jesse Jackson, një nga figurat më të shquara të aktivizmit për të drejtat civile në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga familja e tij, e cila tha në një deklaratë për mediat se ai ishte një lider i shërbimit të komunitetit, jo vetëm të familjes, por edhe të të shtypurve, atyre pa zë në të gjithë botën.

Jackson lindi më 8 tetor 1941 në Greenville, Karolina e Jugut, në një periudhë të rëndësishme të luftës për të drejtat civile, dhe u bë një nga zërat më të fuqishëm të kësaj lëvizjeje, duke qenë pranë Martin Luther King-ut në organizimin e demonstratave.

Pas vrasjes së King-ut në vitin 1968, ai mori një pjesë të trashëgimisë politike dhe morale të tij, duke u bërë një nga themeluesit e Rainbow Push Coalition, një organizatë që kishte për qëllim bashkimin e grupeve të margjinalizuara dhe të varfër, për të krijuar një koalicion multirasial që mund të transformonte politikën dhe shoqërinë amerikane.

Jackson, edhe pse nuk arriti të zgjidhej në pozita të larta elektorale në nivel kombëtar, mbeti një figurë influente e krahut progresiv të Partisë Demokratike, duke luftuar për çështje si drejtësia sociale, të drejtat e votës dhe përfshirja ekonomike. Në vitin 2000, ai u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti Bill Clinton.

Në vitet e fundit, Jackson kishte kufizuar aktivitetet e tij publike për shkak të problemeve shëndetësore, por ai vazhdoi të merrte pjesë në protesta dhe aktivitete politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA NISET NESËR DREJT UASHINGTONIT/ Do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump
Previous article TRAGJIKE/ Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT