• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROPOZIMI I PS/ Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra
Home
Politikë

PROPOZIMI I PS/ Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

16 February, 2026 s.autor Politikë

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ministri Ulsi Manja si një nga deputetët propozues të ndryshimeve ligjore bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit të mazhorancës, Taulant Balla, ka zbuluar se çfarë propozon kjo nismë ligjore. Ai u shpreh se ajo synon të plotësojë një boshllëk ligjor në Kodin e Procedurës Penale.“Jemi në rolin e deputetëve propozues të një nisme që do ta konsideroja normale në veprimtarinë e një parlamenti dhe deputeti të kuvendit të Shqipërisë. Synon të plotësojë një boshllëk ligjor në nenin 242/2, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Penale”, tha Manja.

Por çfarë propozojnë konkretisht? Kryetari i Komisionit te Ligjeve u shpreh se propozohet që të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet si masë sigurie pezullimi nga detyra.

“Ky nen ka të bëjë me masat ndaluese që ka Kodi i Procedurës Penale dhe në pikën 1 të këtij neni, sqarohet kompetenca që gjykata në caktimin e masave ndaluese që janë dy, pezullimi nga detyra që është një masë gjyqësore që garanton hetimin dhe ndalimi i ushtrimit të një veprimtarie të caktuar. Nuk jemi te e dyta, por te pezullimi nga detyra. Masa e pezullimit nga detyra nuk shtrihet ndaj personave që zgjidhen sipas ligjit elektoral. Sipas ligjit elektoral zgjidhen anëtarët e Këshillave Bashkiakë, kryetarët e bashkive dhe deputetët. Propozojmë që në pikën 2 pra të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet si masë pezullimi nga detyra. Ky rreth subjektesh shtohet me presidentin, Avokatin e popullit, kryeministrin, zv/kryeministrin dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e KLSH. Ndaj tre subjekteve ndaj të cilave e përjashton masën e pezullimit nga detyra i shtohen edhe shtatë subjekte të tjera. I jemi referuar strikt Kushtetutës së Shqipërisë. Janë institucione që burojnë drejtpërdrejt nga Kushtetuta e Shqipërisë. Janë themelet e shtetit demokratik në Shqipëri”, u shpreh Manja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë solli Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih?
Previous article "BALLUKU MA DORËZOI TRE HERË DORËHEQJEN..."/ Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT