• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BALLUKU MA DORËZOI TRE HERË DORËHEQJEN…”/  Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim
Home
Politikë

“BALLUKU MA DORËZOI TRE HERË DORËHEQJEN…”/ Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

16 February, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS-së, ku parashtroi projektligjin e ri që parashikon ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilit kryeministri si dhe 6 subjekte të tjera duhet të përjashtohen nga masa e pezullimit nga detyra.

Ai zbuloi se zv.kryeministrja ka kërkuar tre herë të largohet, por është refuzuar nga vetë Rama derisa të bindet për ligjshmërinë e kërkesës së GJKKO dhe SPAK.

“Rasti konkret s’lidhet me pezullimin, është në një tjetër proces. Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Njëherë kur iu ngrit akuza, kur iu bë pezullimi i pare dhe herën e tretë kur Gjykata Kushtetuese, nuk mori vendim. Të tre herët jam unë që e kam refuzuar”, tha Rama.

Rama theksoi se jo vetëm gjyqësori është i pavarur, por edhe ekzekutivi dhe legjislativi. Kryeministri vuri në dukje se “ne jemi të pavarur në të drejtën tona për të marrë vendime”, duke shtuar “se s’ka prokuror dhe gjykatës që t’i vërë në diskutim!”

“Ajo që e bën skandaloz, të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm, pezullimin nga një prokuror dhe një gjykatës për një anëtar të kabinetit qeveritar, është fakti se pezullimi nuk cenon personin, por cenon funksionin. Nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e ministrit, por pezullohet puna e institucionit. Nuk mjaftoi fakti që s’ekziston asnjë rast i vetëm në Europë ku të jetë pezulluar një anëtar qeverie nga një prokuror dhe gjykatës. S’mjaftoi fakti që s’ka ndodhur asnjë rast i vetëm të sistemeve dhe vendeve demokratike për t’i dhënë drejtim këtij procesi. Merret një vendim i bazuar në arsye politike dhe në nevojat e brendshme për të mbajtur ekuilibrat politik. Mosvendimi bën që çdonjëra nga ato figura që u përmendën në relacion të jetë vunerabël ndaj pezullimit dhe kufiri ndarës mes pushteteve të jetë si ato gardhet ku hyjnë e dalin qentë e minjtë. Ne këtë s’mund ta lejojmë. Vendosja e këtij kufiri është shumë e rëndësishme për të përcaktuar një ndarje tjetër që s’ekziston në mendjen e shumëkujt, pse vetëm pushteti gjyqësor është i pavarur?! Jo, Kushtetuta e thotë ndryshe, ka 3 pushtete të pavarura, përveç gjyqësorit, edhe ekzekutivi dhe legjislativi. Ne jemi të pavarur në të drejtën tona për të marrë vendime, janë vendime sovrane dhe s’ka prokuror dhe gjykatës që t’i vërë në diskutim!”, tha Rama.

Rama vuri në dukje se nisma e PS-së nuk ka lidhje me rastin konkret të Belinda Ballukut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROPOZIMI I PS/ Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra
Previous article "NUK CËNOHET DHE AS PENGOHET..."/ PS prezanton ndryshimet ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

s.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT