• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QENDËR E RE PËR DREJTËSINË/ Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar
Home
Politikë

QENDËR E RE PËR DREJTËSINË/ Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar

12 February, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, 12 shkurt, se duhet bërë diçka që u reziston kohërave referuar godinave apo infrastrukturës në tërësi për institucionet e drejtësisë.

“Për fat të keq trashëgimia në këtë drejtim është goxha problematike, kemi shumë institucione që janë qiramarrës në godina dhe hapësira private. Kemi filluar një proces që do na çojë drejt zgjidhjes përfundimtare me Korporatën Shqiptare të Investimeve, duke marrë pronat shtetërore që janë ende në Tiranë apo vende të tjera, duke i vënë në dispozicion të këtij interesi publik”, tha ai, në Konkursin Ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë.

Tha se disa projekte lidhur me infrastrukturën administrative të Republikës së Shqipërisë janë drejt finalizimit.

“Ne kemi ndërtuar një rrjetë njerëzish të cilët kanë formimin e duhur profesional dhe funksionojnë si një tërësi për të zhvilluar teknologjinë në institucion”, u shpreh kreu i qeverisë.

Theksoi se “nuk mund të ndërtohet një sistem teknologjik i pavarur” në këto institucione, duke shtuar se “janë djegur fonde të tëra”, pikërisht prej mosbashkëpunimit ndër vite.

“Të gjithë e marrim ujin nga i njëjti burim, por secili e hap dhe e mbyll rubinetin sipas nevojës së tij. Nuk mund të ketë secili hidrocentralin e vet”, argumentoi Rama.

Njoftoi se Qendra e re eDrejtësisë, përbën një investim të jashtëzakonshëm.

“Është një financim i madh. Shpronësim, plus investim, gjithçka duhet për ta mobiluar etj etj.. Çdo prokuror e gjykatës do të ndihet njeriu më i nderuar kur hyn brenda, edhe kur sheh muret. T’ja thonë çdo mëngjes se je i privilegjuar nga ky shtet dhe kjo republikë sepse është privilegj për punën që bën.

Për ne, është një përpjekje që nuk ndalet pavarësisht surprizave që na bëni herë pas here, por janë pjesë e një sistemi të ri që kërkon kohën e vet. Ky është edhe rasti që të shkojmë në paraburgim për shpërdorim detyre”, përfundoi me ironi kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar në Tiranë?
Previous article NDODH NË TIRANË/ Tentohet të grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë, arrestohet autori

s.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT