• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAMILJA SHQIPTARE U SHUA NË ITALI/ Mblidhen mbi 70 mijë euro për të sjellë në atdhe trupat
Home
Aktualitet
Kronikë

FAMILJA SHQIPTARE U SHUA NË ITALI/ Mblidhen mbi 70 mijë euro për të sjellë në atdhe trupat

9 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën “GoFundMe” për familjen shqiptare Kola, e cila u shua tragjikisht pak ditë më parë në Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i shkaktuar nga një kaldajë gazi.

Fushata e solidaritetit është iniciuar nga Durim Kola, vëllai i 48-vjeçarit Arti Kola, një nga viktimat e tragjedisë. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore, ndërsa shuma që do të mbetet do t’u shërbejë familjarëve të viktimave.

Ngjarja e rëndë i mori jetën Arti Kolës, bashkëshortes së tij Jonida, 43 vjeç, si dhe dy fëmijëve të tyre Hadjarit, 22 vjeç dhe Xhesikës, 15 vjeç. Të katërt humbën jetën nga monoksidi i karbonit i çliruar nga kaldaja e gazit e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin. Dhjetëra donatorë kanë kontribuar me shuma që variojnë nga 50 deri në 500 euro.

Prokuroria e Luccas ka hapur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar përgjegjësitë e mundshme. Kaldaja rezulton të ketë qenë e re dhe dyshohet se ishte instaluar nga vetë pronari i banesës.

Pritet rezultati i analizave toksikologjike për katër viktimat, i cili pritet të jetë vendimtar për vijimin e hetimeve. Pas përfundimit të procedurave ligjore, trupat do të kthehen në Shqipëri, për t’u përcjellë në banesën e fundit, duke i dhënë fund në mënyrën më të dhimbshme historisë së një familjeje që kishte ndërtuar jetën e saj në Itali me punë dhe sakrifica.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTERI I ORËVE TË FUNDIT TË EPSTEIN/ Dokument i ri ngre pikëpyetje për kohën e vdekjes së tij
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Përplasen "kokë më kokë" dy makinat, vajza përfundon...

s.autor

Postime të ngjashme

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit Aktualitet

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT