• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PULA APO MISHI I KUQ? Ja cili mish është vërtet më i shëndetshëm
Home
Shëndet

PULA APO MISHI I KUQ? Ja cili mish është vërtet më i shëndetshëm

6 February, 2026 s.autor Shëndet

Shpesh vendosim sipas shijes, por sa e drejtë është kjo nga pikëpamja shëndetësore? Sipas studimeve më të fundit dhe analizës së nutricionistes britanike Amanda Serif, jo çdo lloj mishi ka të njëjtin ndikim në organizëm.

Nga salçiçet e lira për hot dog deri te biftekët luksozë Wagyu, mishi zë një vend të rëndësishëm në tryezat e miliona njerëzve në mbarë botën.

Preferencat ndryshojnë nga kultura në kulturë, por ekspertët bien dakord për një gjë: mishi i freskët dhe i papërpunuar është një burim i rëndësishëm proteinash, hekuri, zinku dhe vitaminash thelbësore për trupin.

Rreziku i mishit të përpunuar

Jo të gjitha produktet e mishit janë të barabarta për shëndetin. Sallamet, proshutat dhe salçiçet përmbajnë shpesh sasi të larta kripe, konservantësh dhe yndyrash të ngopura.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka klasifikuar këto produkte si kancerogjene, duke paralajmëruar se konsumimi i shpeshtë lidhet me rritjen e rrezikut të kancerit kolorektal.

“Një sasi e moderuar e mishit të freskët mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, por konsumimi i përditshëm i mishit të përpunuar është një zgjedhje e gabuar”-thekson Amanda Serif.

Pulë apo gjeldeti?

Mishi i pulës është më i përhapuri në botë dhe ofron proteina të plota me pak kalori, veçanërisht nëse zgjidhet gjoksi. Kofshët, ndonëse më të shijshme, përmbajnë më shumë yndyrë.

Gjeldeti shihet si një alternativë edhe më e shëndetshme, pasi ka përmbajtje të lartë proteinash dhe shumë pak yndyrë, duke qenë ideal për ata që ndjekin dieta të lehta apo synojnë rënien në peshë.

Viçi – ushqyes, por jo pa kufij

Mishi i viçit është një burim i shkëlqyer hekuri dhe proteinash cilësore, të rëndësishme për energjinë dhe prodhimin e hemoglobinës. Megjithatë, si mish i kuq, ai duhet konsumuar me masë. Specialistët rekomandojnë jo më shumë se 2–3 porcione në javë, duke preferuar copa të ligëta.

Derri – zgjedhje që kërkon kujdes

Mishi i derrit ka një profil shumë të ndryshueshëm ushqyes. Filetoja është relativisht e shëndetshme dhe e pasur me proteina, ndërsa pjesë si barku janë shumë kalorike dhe të mbushura me yndyrë të ngopur. Rreziku më i madh lidhet me produktet e përpunuara, të cilat rrisin ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës dhe kancer.

Mishi nuk është armik i shëndetit. Ajo që bën diferencën është lloji që zgjedhim, sasia që konsumojmë dhe mënyra e përgatitjes. Zgjedhja e mishit të freskët, copave të ligëta dhe shmangia e produkteve të përpunuara janë hapat kryesorë drejt një diete të balancuar dhe të shëndetshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA KINËS/ SHBA: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
Previous article "SHPRESA E VETME JEMI NE"/ Berisha: Zyrtarët e Brukselit do të zhbëjnë procesin e integrimit për Shqipërinë

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT