Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Shoqatës së Gjyqtarëve sa i përket deklaratës për rritjen e pagave, duke thënë se në vitin 2016 është bërë një rritje e jashtëzakonshme e pagave për gjyqtarët.
Ju vazhdoni dhe me një gjë tjetër që habitem si e diskutoni akoma. ju keni shkuar në Gjykatën Kushtetuese për t’i rritur pagat atyre që i hoqi vetingu. Ju keni shkuar në GJK për t’i kërkuar taksapaguesve shqiptarë se dhe ata që ishin korruptuesit dhe gjakpirësit e sistemit të drejtësisë meritonin rritje pagash njësoj si ata që kaluan vetingun. Si mund ta fusni këtë në radhën e pretendimeve që keni nga kjo qeveri e poshtër, e cila ka bërë një reformë historike dhe e cila ka bërë atë që kolegët tuaj, nga viti 2012 dhe deri sa u bë kjo reformë do e kishin ëndërruar por nuk e kanë prekur dot.


