• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËNOHEN ME 5 VITE BURG SHQIPTARËT/ Grabitën disa banesa në zonën e Birminghamit, nën shënjestër edhe ish-futbollisti i Aston Villas
Home
Aktualitet
Kronikë

DËNOHEN ME 5 VITE BURG SHQIPTARËT/ Grabitën disa banesa në zonën e Birminghamit, nën shënjestër edhe ish-futbollisti i Aston Villas

4 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 4 vjet e 8 muaj burg secili nga drejtësia britanike, pasi u shpallën fajtorë për një seri grabitjesh të organizuara në disa zona të Anglisë, mes tyre edhe tentativa për të vjedhur banesën e ish-futbollistit të Aston Villa dhe Birmingham City, Scott Hoga.

Sipas mediave britanike, Denis Puka 28 vjeç dhe Erisjan Laska 29 vjeç, së bashku me një person të tretë ende të paidentifikuar, kryen shtatë grabitje dhe tentativa grabitjeje gjatë tre netëve radhazi në muajin qershor të vitit të kaluar.

Gjykata e Kurorës në Chester bëri të ditur se veprimtaria kriminale ishte e mirëorganizuar. Të pandehurit kishin rezervuar një banesë në Airbnb në Warrington, të cilën e përdornin si bazë operimi, ndërsa për lëvizje shfrytëzonin një automjet Seat Leon, i pajisur me tre targa të falsifikuara, të cilat i ndërronin për të shmangur identifikimin.

Gjyqtari Steven Everett e cilësoi skemën e tyre si “të sofistikuar dhe të planifikuar mirë”, duke theksuar se të pandehurit ishin të pajisur me maska, mjete për thyerje dhe radio dore, çka tregon nivelin e përgatitjes për grabitje të përsëritura.

Mes pronave të vëna në shënjestër ishte edhe shtëpia e futbollistit Scott Hogan, aktualisht pjesë e Milton Keynes Dons. Prokurorja Nardeen Nemat deklaroi në gjykatë se në momentin e tentativës për grabitje, në banesë ndodheshin bashkëshortja e tij shtatzënë dhe vajza e tyre e vogël.

Sipas prokurorisë, autorët u futën në oborr duke kapërcyer gardhin, ndërsa njëri prej tyre u ngjit mbi shpatullën e tjetrit për të arritur dritaren e dhomës së gjumit. Hogan u zgjua nga drita e një elektrik dore që ndriçonte brenda dhomës dhe pa tre persona jashtë banesës. Ai tentoi t’i ndiqte, por grabitësit u larguan me shpejtësi.

Në një deklaratë personale të lexuar në gjykatë, futbollisti tha se ngjarja kishte pasur një ndikim të rëndë psikologjik tek ai dhe familja e tij, duke shkaktuar net pa gjumë, stres dhe ankth të vazhdueshëm.

Gjatë të njëjtës periudhë, dy shqiptarët sulmuan edhe prona të tjera në Blackpool, Grappenhall, Knutsford dhe Northwich. Në një prej rasteve, ata arritën të hynin në banesë dhe të kontrollonin çdo dhomë, ndërsa pronarët flinin, pa marrë sende me vlerë.

Megjithatë, në një vilë luksoze në Northwich, ata grabitën një orë Breitling dhe një Rolex, me vlerë totale rreth 9 mijë paund, ndërkohë që pronarët ndodheshin jashtë vendit për pushime.

Autorët u arrestuan rreth një javë më vonë, pasi automjeti i përdorur për grabitjet u gjet në një kompleks banimi. Brenda makinës, policia sekuestroi telefona, veshje të përdorura gjatë grabitjeve, mjete pune dhe targat e rreme.

Të dy të pandehurit pranuan fajësinë për shtatë akuza për komplot për grabitje banesash dhe do të vuajnë dënimin në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË 2016 U BË NJË RRITJE E JASHTËZAKONSHME..."/ Rama-Shoqatës së Gjyqtarëve: Kjo qeveri është garant për pavarësinë tuaj
Previous article TRAGJEDI NË ISHULLIN GREK/ Shkon në 15 numri i të vdekurve nga përplasja e anijes të rojës bregdetare me motoskafin e trafikantëve të emigrantëve

s.autor

Postime të ngjashme

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje Aktualitet

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT