• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
21 JANARI/ Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime
Home
Aktualitet
Kronikë

21 JANARI/ Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

31 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha u paraqit pak ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme ku ka dorëzuar audio-përgjimin origjinal në lidhje me “21 janarin”.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha ka rrëfyer se arsyeja e cila e ka shtyrë të dorëzonte kasetën origjinale, ka qenë fakti që mungesa e saj të mos përdorej më si një justifikim nga drejtësia për shtyrjen e çështjes.

Ai ka ngritur shqetësim edhe në lidhje me afatet dhe kohën e gjatë që kjo çështje po mbetet pa u zbardhur, pasi sipas tij disa prej veprave penale mund të parashkruhen dhe fajtorët të mbeten pa ndëshkuar.

“Duket sikur 3 nga 4 të vrarë janë përjashtuar. Ka ngelur vetëm Aleks Nika, ku është problem që predha është e dëmtuar. Tek Hekuran Deda predha është tejshpuese dhe nuk është gjetur.

Dëshminë e parë e kam dhënë në tetor 2024. Jemi në 2026. Të hënën ishte paraqitja ime e radhës në vijim të dëshmisë së parë. Kasetën e dorëzova sepse fakti që nuk ishte dorëzuar origjinalja po përdorej si justifikim. Deri në këtë moment nuk kemi persona të regjistruar, pra ka afat pa fund. Nëse ka person të regjistruar nga SPAK duhet të veprohet brenda afateve. Ka kaluar shumë kohë dhe koha nuk pret.

Por flitej edhe në media që meqë nuk kemi të bëjmë me kasetën origjinale, kjo e dorëzuara nuk ka peshën e origjinales. Më thanë nuk kemi laborator të ekpertojmë këtë lloj kasete. Duke pasur këtë frikë që po përdorej si justifikim për ta de faktorizuar këtë element të rëndësishëm e dorëzova. Kaseta vërteton që vrasjet janë me urdhër dhe dashje.

Kaseta origjinale tregon se aty nuk ka ndërhyrje. Precedenti Meta-Prifti krijoi një precedent ku u mbyll hetimi për shkak se u thanë që është ndërhyrë. E dorëzova origjinalin për t’i hequr këtë arsye nga duart, që të mos kishin më mundësi të thonin nuk e kemi origjinalin. Kaseta origjinale ofron edhe diçka tjetër, është e pa ndërprerë dhe e plotë. Ajo kasetë me sa di do të ekspertohet jashtë vendit që do të kërkojë kohën e vet”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASURIA E FAMILJES IU SEKUESTRUA/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…
Previous article I DËNUAR ME 22 VITE BURG/ Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të familjarëve të tij

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT