• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASURIA E FAMILJES IU SEKUESTRUA/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…
Home
Aktualitet
Kronikë

PASURIA E FAMILJES IU SEKUESTRUA/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

31 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri të familjes së Sajmir Alimehmetit, i njohur me nofkën “Dentisti”, ndërkohë që në dhjetor të 2018-ës ai u dënua nga një gjykatë federale në Manhattan me 22 vjet burg për ofrim të mbështetjes materiale ndaj grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) dhe për mashtrim me pasaportën. 

Alimehmeti kishte qenë nën vëzhgim të autoriteteve që nga viti 2014, kur iu refuzua hyrja në Britani në dy raste, pasi synonte të udhëtonte në Siri. Sipas FBI-së, ai kishte blerë thika dhe pajisje ushtarake dhe kishte luajtur video ku shfaqej një luftëtar i ISIS-it duke ekzekutuar të burgosur. Ai kishte deklaruar gjithashtu se planoi të udhëtonte drejt Sirisë së bashku me vëllanë, i cili më pas u arrestua. 

Në vitin 2015, Alimehmeti kishte aplikuar për një pasaportë amerikane të re, duke mashtruar për humbjen e saj dhe duke fshehur vulat e refuzimit britanik, për të shmangur dyshimet e autoriteteve. Në 2018, ai pranoi fajësinë për gënjeshtra në aplikimin për pasaportë dhe për mbështetje materiale ndaj ISIS-it. Gjykatësi i Manhattanit, Paul Engelmayer gjatë seancës gjyqësore të 2018-ës, e përshkroi Alimehmetin gjatë shpalljes së vendimit si “një bombë e kurdisur”, duke theksuar rrezikun që paraqiste për sigurinë. Ndërkohë, sot prokuroria e Tiranës bllokoi disa llogari bankare të familjarëve të tij, që sipas organit të akuzës nuk i justifikonin burimet e ligjshme.
Pasuritë e bllokuara:
Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93;
Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe
Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASËN PËR VDEKJE 89-VJEÇARIN NË LONDËR/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë
Previous article 21 JANARI/ Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT