• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË BURGOSURIT KORRUPTOJNË DREJTËSINË…”/ Raporti: Altin Ndoci doli disa herë gjatë periudhës tetor 2025-janar 2026
Home
Aktualitet
Kronikë

“TË BURGOSURIT KORRUPTOJNË DREJTËSINË…”/ Raporti: Altin Ndoci doli disa herë gjatë periudhës tetor 2025-janar 2026

27 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, në News24, u publikua dhe një raport i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, që nxjerr në pah shkeljen në mënyrë arbitrare e rregulloreve të brendshme në burgje.

Në raport thuhet se përkundrejt rryshfetit, të burgosurit korruptojnë drejtuesit e burgjeve, me qëllim për të dalë nga këto institucione dhe për të kryer takime speciale.Gjë që është konstatuar në raportin e saj edhe nga SHKBB, (Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve)

Raporti i SHKBB

Nga informacionet e përftuara në kohë nga SHKBB rezulton se shpeshherë shoqërimi për në spital i të burgosurve që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe në gjendje të mirë ekonomike, dyshohet se kryhet për t’iu mundësuar atyre favore të ndryshme, kryesisht takime speciale, kundrejt dhënies së rryshfetit drejtuesve të institucioneve dhe personelit përkatës.

Edhe në rastin e planifikimit për vizita në Spitalin Rajonal Durrës të të paraburgosurit Altin Ndoci, duke marrë në konsideratë rritjen e frekuencës së daljeve në një periudhë relativisht të shkurtër dhe duke e krahasuar me historikun e mëparshëm të daljeve të tij për spital, ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto planifikime për vizita mjekësore për në spital që përkojnë me periudhën Tetor 2025-Janar 2026 janë fiktive.

Vlen për t’u përmendur se për mundësimin e vizitave në spitalet rajonale duhet të jetë dakordësia e gjithë personelit të angazhuar në këtë proces, duke përfshirë nga stafin e sektorit të shëndetësisë, sektorit të policisë dhe Drejtorin e institucionit.

Gjithashtu, nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se për daljet nga IEVP të të burgosurit Altin Ndoci që përkojnë me periudhën tetor 2025-janar 2026, në asnjë rast nuk është pasqyruar në komunikatën e aktivitetit ditor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe në asnjë rast nuk është informuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LIGJIN PENAL E KENI PËRDORUR SI..."/ Tabaku në Kuvend: Të shfuqizohen nenet 119 dhe 120, shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale
Previous article NDRYSHIMET NË KODIN PENAL/ Lamallari: Dekriminalizimi i 'shpifjes' për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

VRASJA E POLICIT DHE PLAGOSJA E NJË TJETRI/ Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes Aktualitet

VRASJA E POLICIT DHE PLAGOSJA E NJË TJETRI/ Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza për autorin e ngjarjes

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT