• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E RAMËS NË IZRAEL/ Qori: Na ka poshtëruar si vend dhe si popull! Netanyahun duhet ta arrestojmë po shkeli në Shqipëri
Home
Politikë

VIZITA E RAMËS NË IZRAEL/ Qori: Na ka poshtëruar si vend dhe si popull! Netanyahun duhet ta arrestojmë po shkeli në Shqipëri

27 January, 2026 s.autor Politikë

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se me vizitën në Izrael, Edi Rama ka poshtëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Sipas Qorit, Rama ka injoruar edhe aspektin moral, pra duke kryer vizitë dhe duke u takuar me kryeministrin e një vendi që ka vrarë mijëra persona në Gaza, por edhe për faktin se Netanyahu kërkohet të arrestohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, juridiksionin e së cilës Shqipëria e njeh, dhe autoritetet tona duhet ta arrestojnë Netanyahun nëse shkel brenda territorit të Shqipërisë dhe jo ta legjitimojnë.

“Netanyahu është nën akuzë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për genocid dhe shumë organizata të të drejtave të njeriut, madje edhe në Izrael, kanë dalë në përfundimin se qeveria e Netanyahut dhe aparati ushtarak ka kryer genocide në Gaza. Netanyahu kërkohet edhe nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, për krime lufte dhe krime kundër njereëzimit. Nëse në dimensionin e parë Shqipëria ka detyrim moral për të qenë në krahun e viktimave dhe të shtypurve, në aspektin e dytë ka edhe disa detyrime ligjore. Në 2003, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar Statutin e Romës, që njeh juridiksionin e Gjykatës. Nëse Netanyahu vjen në Shqpëri, duhet të dorëzohej përpara këaj gjykate.

Midis këtyre dy aspekteve, detyrimit nga e drejta ndërkombëatare dhe tekat e Ramës për të dalë me nje personazh që janë të paktë lidertë botëror që dalin, Shqipëria duhet të ruante reputacionin e vet.

Arsyeja pse Rama e bën këtë gjë, besoj se kryesorja ka të bëjë me frikën që ka nga institucionet e reja të drejtësisë , për akuzat për korrupsion. Është i gatshëm të bëjë gjithçka në arenën ndërkombëtare, për të përfituar ndonjë influencë nga politika e madhe botërore. Nuk gjej asnjë arsye tjetër pse kryeministri i Shqipërisë takohet me një personazh, që nuk është një kryministër i çfarëdoshëm, por është i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, juridiksionin e të cilës e njeh.

Edi Rama na ka poshtëruar si vend dhe si popull, kur nuk respekton viktimat e panumërta, flitet për 70 mijë viktima, shumë prej të cilëve fëmijë. Nuk respekton as detyrimet që ka Shqipëria bazuar mbi të drejtën ndërkombëatre.

Është detyrim që shteti duhet ta zbatonte dhe kryeministri nuk mund ti lejojë vetes të dalë dhe të buzëqesh me një personazh politik të akuzuar për gjëma, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Këto nuk janë opinione por janë akuza zyrtare.

Dua t’ju vë në dukje faktin që prej vitesh Netanyahu nuk takohet me shumë prej udhëheqësve të shteteve demokratike, këta refuzojnë të takohen me të, ka një peshë të madhe morale, një takim i tillë, apo legjitimimi i politikave të Netanyahut, qeverisë së tij të ekstremit të djathtë”, tha Qori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FINANCIAL TIMES: Trump lidh garancitë e sigurisë për Kievin me lëshimin e Donbasit ndaj Rusisë
Previous article RUSIA DHE UKRAINA MË PRANË PAQES? Zelensky Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT