• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RUSIA DHE UKRAINA MË PRANË PAQES? Zelensky Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma
Home
Nderkombetare

RUSIA DHE UKRAINA MË PRANË PAQES? Zelensky Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

27 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Negociatat që synojnë t’i japin fund luftës ruse në Ukrainë po prodhojnë sinjale progresi, por sfida të mëdha mbeten në rrugën drejt një ujdie përfundimtare. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, këtë të hënë.

Sipas tij, bisedimet mes të dërguarve të Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së ditët e fundit në Abu Dabi ishin konstruktive dhe një raund i ri negociatash planifikohet javën e ardhshme. Edhe pse nuk pati arritje të rëndësishme, Peskov theksoi se vetë fakti që këto kontakte kanë nisur në mënyrë konstruktive është pozitiv.

Zyrtarët kanë zbuluar pak detaje nga bisedimet e mbajtura të premten dhe të shtunën, të cilat janë pjesë e përpjekjeve njëvjeçare të administratës Trump për t’i çuar palët drejt një marrëveshjeje paqeje dhe për t’i dhënë fund luftës katërvjeçare.

Nga ana tjetër, presidenti Volodimir Zelenski ka deklaruar se një dokument me garancitë e sigurisë për Ukrainën është plotësisht gati dhe se Kievi po pret kohën dhe vendin e duhur për ta firmosur.
“Për ne, garancitë e sigurisë janë para së gjithash garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara. Dokumenti është 100% gati dhe ne po presim që partnerët tanë të konfirmojnë datën dhe vendin e nënshkrimit. Dokumenti do të dërgohet më pas për ratifikim në Kongresin e SHBA-së dhe në parlamentin ukrainas”, tha Zelenski, shkruan A2 CNN.

Ai shtoi se mes palëve mbeten dallime thelbësore, kryesisht mbi çështjen territoriale. Sipas tij, Moska po bën gjithçka të mundur për të detyruar Ukrainën të largohet nga pjesë të rajoneve lindore që ende nuk i kontrollon, ndërsa Kievi nuk është tërhequr nga qëndrimi se integriteti territorial nuk duhet të cënohet.

“Këto janë pozicione thellësisht të ndryshme. Amerikanët po përpiqen të gjejnë një kompromis”, tha Zelenski, duke shtuar se të gjitha palët duhet të përgatiten për kompromis, përfshirë edhe SHBA-në.

Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga mediat, negociatorët do të kthehen të dielën në Emiratet e Bashkuara Arabe për raunde të tjera bisedimesh. Në takimet e fundjavës, u diskutua për çështje ushtarake dhe ekonomike, si dhe për mundësinë e një armëpushimi përpara një ujdie gjithëpërfshirëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA E RAMËS NË IZRAEL/ Qori: Na ka poshtëruar si vend dhe si popull! Netanyahun duhet ta arrestojmë po shkeli në Shqipëri
Previous article DITA E KUJTESËS PËR VIKTIMAT E HOLOKAUSTIT/ Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme të humbura në makinerinë kriminale

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT