• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRANSFERIMI I 142 TË DËNUARVE/ Drejtoria e Burgjeve publikon pamjet
Home
Aktualitet
Kronikë

TRANSFERIMI I 142 TË DËNUARVE/ Drejtoria e Burgjeve publikon pamjet

24 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka realizuar me sukses transferimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve të IEVP Fushë-Krujë , drejt institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit.

VIDEO

Sipas Drejtorisë së Burgjeve “gjatë këtij operacioni të mirëorganizuar janë transferuar gjithsej 142 persona, konkretisht 85 drejt IEVP Peqin dhe 57 drejt IEVP Durrës. Procesi është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie , me angazhimin e forcave operacionale dhe speciale , punonjësve të specializuar dhe përdorimin e automjeteve të dedikuara”.

“Në këtë operacion janë përfshirë 340 punonjës policie dhe 48 automjete. Operacioni u realizua me përdorimin e teknologjisë bashkëkohore dixhitale, përfshirë dronë për mbikëqyrje ajrore , sisteme anti-dron dhe sisteme komunikimi dixhital individual për çdo punonjës të përfshirë”, njoftoi Drejtoria e Burgjeve.

Drejtoria e Burgjeve nënvizoi se kamerat e trupit dhe ato të automjeteve transmetuan pamje live, duke garantuar transparencë, kontroll dhe siguri maksimale .“Gjithashtu, operacioni u koordinua në kohë reale me të gjitha institucionet ligjzbatuese përgjatë itinerarit të lëvizjes, përfshirë Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës , si dhe komisariatet përkatëse, duke siguruar një bashkëpunim efikas ndërinstitucional”, njoftoi Drejtoria e Burgjeve.

Të dyja autokolonat, sipas drejtorisë së Burgjeve, mbërritën pa asnjë incident në destinacionet përkatëse, ku u zbatuan procedurat standarde për pritjen, kontrollin dhe akomodimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve, në përputhje të plotë me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi .

“Ky operacion dëshmon angazhimin maksimal të Sistemit të Burgjeve për garantimin e sigurisë, investimin në infrastrukturë moderne, përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe respektimin me rigorozitet të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Sistemi penitenciar shqiptar vijon të jetë i përkushtuar në ndërtimin e një sistemi bashkëkohor, transparent dhe të sigurt, në funksion të rendit, ligjit dhe dinjitetit njerëzor”, njoftoi Drejtoria e Burgjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSHTE ATMOSFERIKE TË PAQËNDRUESHME DHE RESHJE SHIU/ Si paraqitet moti për këtë të diel
Previous article "DY MINUTAT VENDIMTARE..."/ CNN rindërton skenën e operacionit për ‘rrëmbimin’ e Maduros

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË ELBASAN/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë? Aktualitet

“AJO DHE FËMIJËT ME MAKINA LUKSI”/ Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: 60 mijë lekë rrogë kishte, ku i gjeti paratë?

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet dëshmia e të plagosurve: S’kemi konflikte! Pistë hetimi edhe mundësia që autori të ketë ngatërruar shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT