• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BOJKOTO PRODUKTET AMERIKANE”/ Aplikacionet ‘anti-USA’ pushtojnë App Store në Danimarkë. Dhjetëra mijëra shkarkime
Home
Nderkombetare

“BOJKOTO PRODUKTET AMERIKANE”/ Aplikacionet ‘anti-USA’ pushtojnë App Store në Danimarkë. Dhjetëra mijëra shkarkime

24 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Në vendet nordike, në krye të listës së aplikacioneve më të shkarkuara në App Store nuk është më ChatGPT, dhe as aplikacionet për gjurmimin e aurorave boreale, edhe pse ka nisur sezoni më i mirë për vëzhgimin e fenomenit mbresëlënës.

Në vend të tyre, qytetarët po shkarkojnë gjithnjë e më shumë aplikacione që shërbejnë për të identifikuar dhe bojkotuari produktet me origjinë amerikane. Shkak për këtë trend është bërë retorika e vazhdueshme e presidentit amerikan Donald Trump për Groenlandën, territor autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës.”

Në këtë mënyrë, qytetarët danezë kanë nisur një formë rezistence ekonomike. Sipas të dhënave të publikuara nga portali 9to5Mac, aplikacioni UdenUsa, që do të thotë “Pa SHBA”, është ngjitur brenda pak ditësh në vendin e parë në App Store në Danimarkë. Më 9 janar, ai renditej në vendin e 441-të. Edhe aplikacioni Made O’Meter ka hyrë këtë javë në top 5.

Rritja e shkarkimeve është regjistruar si në pajisjet iOS, ashtu edhe në Android, dhe fenomeni nuk kufizohet vetëm në Danimarkë, por shtrihet edhe në Norvegji, Suedi dhe Islandë. Aplikacioni UdenUsa synon t’u ofrojë konsumatorëve transparencë mbi origjinën e produkteve dhe mundësinë për të shmangur markat në pronësi amerikane. Përdoruesit skanojnë kodin e barkodit të produktit dhe aplikacioni tregon origjinën dhe zinxhirin e furnizimit.

Nëse produkti lidhet me SHBA-në, sugjerohet një alternativë vendase. Pavarësisht nismës, ekspertët vlerësojnë se ndikimi real ekonomik i këtyre aplikacioneve është i kufizuar, pasi produktet amerikane përbëjnë vetëm rreth 1% të shitjeve totale në Danimarkë. Studiuesi i sjelljes, Pelle Guldborg Hansen nga Universiteti i Roskilde-s, tha se aplikacionet janë më shumë një reagim emocional dhe shoqëror ndaj deklaratave të Trump, sesa një efekt real i një bojkoti masiv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E PD/ Vendoset kordoni policor para Kryeministrisë
Previous article E KONFIRMON IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT