• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet greke: Sulmi i porositur i subjekteve penale ndaj sistemit të drejtësisë
Home
Aktualitet
Kronikë

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet greke: Sulmi i porositur i subjekteve penale ndaj sistemit të drejtësisë

23 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vendimi i Gjykatës së Janinës: një akt formal, pa pasoja penale

Në vitin 2005, Gjykata e Shkallës së Parë Janinë ka dhënë vendimin penal në mungesë ndaj Irena Gjokës, lidhur me përdorimin e një dokumenti udhëtimi të falsifikuar gjatë një kontrolli kufitar në Kakavijë në vitin 2002. Vendimi u dha në mungesë, parashikonte tre muaj burg të konvertueshëm në gjobë, si dhe një gjobë financiare.

Siç del qartë në vendimin e plotë të siguruar nga gazeta TemA, ky është i vetmi fakt penal që ekziston në fashikull dhe që është një vendim i shkallës së parë, i dhënë përpara hyrjes në fuqi të një ligji më të favorshëm penal, mirëpo pa u bërë kurrë i formës së prerë.

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

 

Akti i Prokurorisë së Apelit: mos-ekzekutim dhe arkivim

Pas hyrjes në fuqi të ligjit grek nr. 3346/2005, Prokuroria pranë Gjykatës së Janinës, në cilësinë e organit të ekzekutimit dhe të ankimit, ka nxjerrë Aktin nr. 492/2005, me të cilin ka vendosur mos-ekzekutimin e vendimit të shkallës së parë dhe arkivimin e tij.

Ky akt, i datës 19 dhjetor 2005, të cilin gazeta TemA e disponon, e nxjerr vendimin penal jashtë çdo veprimi ekzekutiv, në zbatim të nenit 32 të ligjit të ri, duke e bërë atë praktikisht nul në efektet e tij. Në terma juridikë, vendimi mbetet vetëm si një akt formal historik, pa pasoja penale, pa dënim efektiv dhe pa status penal për subjektin.

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

Përgjigjja zyrtare e Greqisë për Shqipërinë: çështja nuk figuron

Sqarimi përfundimtar vjen nga vetë autoritetet greke. Në një përgjigje zyrtare të datës 13 qershor 2025, të cilën gazeta TemA po e vë në dispozicion të lexuesit të saj, Gjykata e Shkallës së Parë Janinë, përmes Zyrës së Hetuesit, i ka komunikuar Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë se: vendimi nr. 1447/2005 është origjinal, por nuk është ekzekutuar; është arkivuar sipas ligjit grek 3346/2005 dhe nuk është regjistruar në dëshminë e penalitetit të subjektit.

Ky dokument zyrtar e mbyll çdo debat juridik: për shtetin grek, kjo çështje nuk ekziston. Nuk ka dënim të ekzekutuar, nuk ka regjistër penal, nuk ka pasojë ligjore.

DOKUMENTI/ Çështja Irena Gjoka nuk ekziston për autoritetet

Nga faktet te propaganda politike

Në këtë kontekst, tentativa për të rihapur një çështje të arkivuar prej gati dy dekadash nuk ka asnjë bazë juridike. Ajo ka kuptim vetëm për përdorim sulmi politik. Burime pranë gazetës TemA bëjnë të ditur se gjithçka është në shërbim politik, ku emra të caktuar të politikës, si Fredi Beleri, i vihen në dispozicion Sali Berisha për të shpifur fakte që nuk ekzistojnë dhe për të ndërtuar narrativa artificiale kundër drejtësisë, subjekte të së cilës kanë qenë dhe vijojnë të jenë.

Nuk është as më shumë dhe as më pak se sulmi i të inkriminuarve dhe i “viktimave” të drejtësisë së re ndaj vetë sistemit të drejtësisë. Një përpjekje për ta delegjitimuar atë, jo përmes fakteve, por përmes keqinterpretimit të qëllimshëm të dokumenteve që vetë autoritetet greke i kanë shpallur të mbyllura dhe pa efekt.

Siç edhe këto dokumente të siguruara nga gazeta TemA vunë në dukje, për shtetin Grek, prokurorinë dhe gjykatën e këtij vendi, çështja Irena Gjoka nuk ekziston. Çdo pretendim për të kundërtën është politik, i porositur dhe i ndërtuar mbi një realitet që juridikisht ka pushuar së ekzistuari prej vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I DUA SHUMË..."/ Paris Hilton flet për artistet shqiptare: Janë artiste të jashtëzakonshme
Previous article MERKATO/ Kristjan Asllani më në fund vendos, mesfushori i gatshëm të transferohet në Stamboll

s.autor

Postime të ngjashme

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI Aktualitet

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

KALLËZIMI NË ITALI NDAJ ALTIN DUMANIT/ Reagon SPAK: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit nga një procedim penal Aktualitet

KALLËZIMI NË ITALI NDAJ ALTIN DUMANIT/ Reagon SPAK: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit nga një procedim penal

ALARM KIBERNETIK NË SHQIPËRI/ Mbi 14.6 milionë tentativa sulmesh në vetëm gjashtë muaj Aktualitet

ALARM KIBERNETIK NË SHQIPËRI/ Mbi 14.6 milionë tentativa sulmesh në vetëm gjashtë muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT