• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Berisha sfidon Ramën: Nëse je burrë qëndro në zyrë në datën 24 janar. Po të vjen populli!
Home
Politikë

KUVEND/ Berisha sfidon Ramën: Nëse je burrë qëndro në zyrë në datën 24 janar. Po të vjen populli!

22 January, 2026 s.autor Politikë

Kryetari i PD, Sali Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar të qëndrojë në zyrë të shtunën e 24 Janarit, kur opozita ka thirrur protestën kombëtare para Kryeministrisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi kreun e qeverisë se po bën avokatin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku për ta shpëtuar nga arrestimi, pas akuzave të ngritura nga SPAK për korrupsion me tenderat.

“Merr vetëm faktin, ku e ke tani Edi Ramën, ku është në këtë moment? Po bën avokatin e Lubisë në gjykatë. Merr faktin, merr vetëm dosjen e AKSHI-t, ku me urdhër të Surrelit merren peng biznesmenë që guxojnë të marrin pjesë në garë. Mos krahaso të pakrahasueshëm. Lëreni se po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute data 24, ju që jeni këtu shkoni e thoni, po je burrë qëndro në zyrë. I thoni rrini në zyrë dhe prite popullin që po vjen. Shkoni dhe ju me të”, tha Berisha.

Sali Berisha: I nderuar koleg, nuk ka gjë më të pakrahasueshme dhe në një mënyrë apo një tjetër, mbështetje të padëshiruar ndaj Edi Ramës, duke patur parasysh pozicionin tuaj, se të krahasosh Edi Ramën me Sali Berishën. Merr vetëm faktin, ku e ke tani Edi Ramën, ku është në këtë moment? Po bën avokatin e Lubisë në gjykatë. Merr faktin, merr vetëm dosjen e AKSHI-t, ku me urdhër të Surrelit merren peng biznesmenë që guxojnë të marrin pjesë në garë. Mos krahaso të pakrahasueshëm.Merr faktin që deklaron se, unë merrem vesh shumë mirë me Vuçiçin, por nuk merrem vesh dot me kryeministrin e Kosovës, për faktin e vetëm se ia nuk u bindet urdhërave të Vuçiçit. Si mund të bësh një krahasim të tillë, si mund të bësh në një kohë që po krahasoje, i gjithë krahu i tyre po të shihte me ilaritet, me ngazëllim, sepse e kuptonin se kjo ndihmonte Ramaduron e tyre.

Se këta nuk është se nuk e ndjenjë barrën e tij, sepse kur shkojnë në shtëpi i presin dhe u thonë, çfarë bëtë ju për Lubi Ballukun, na e nxitë fytyrën.

Edhe këta kanë në dorë. Kanë dorë vetë, prandaj edhe e mbrojnë.

Ai shpjegimi që u dhash mediave, po unë nuk i mohoj veprimet e mia. Është e vërtetë paraardhësi im Fatos Nano e kishte ofruar ishullin e Sazanit dhe unë vazhdova po të njëjtën gjë.

Dhe në fakt Silvio bëri një projekt të jashtëzakonshëm, të shkëlqyer, mirëpo erdhi kriza financiare e viteve 2008-2009 e bllokoi dhe unë nuk mund të mos them që ajo nuk ka ndodhur.

Ka ndodhur, por ka ndodhur absolutisht jo për influenca politike, por ka ndodhur për të tërhequr biznesin ndërkombëtar.

Por kjo nuk ka lidhje sepse e lehtëson Edi Ramën, lëreni se po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute data 24, ju që jeni këtu shkoni e thoni, po je burrë qëndro në zyrë.

I thoni rrini në zyrë dhe prite popullin që po vjen. Shkoni dhe ju me të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA DAVOSI TEK SYZET E MACRON/ Batuta e Trump që ktheu një problem shëndetësor në trend luksi
Previous article "SI FILM..."/ The Sun zbulon detaje tronditëse për ekzekutimin e Ardian Nikulajt. Vëllai: Paguhen 1.7 mln paund për vrasje

s.autor

Postime të ngjashme

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

“DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve… Politikë

“DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT