• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SI FILM…”/ The Sun zbulon detaje tronditëse për ekzekutimin e Ardian Nikulajt. Vëllai: Paguhen 1.7 mln paund për vrasje
Home
Aktualitet
Kronikë

“SI FILM…”/ The Sun zbulon detaje tronditëse për ekzekutimin e Ardian Nikulajt. Vëllai: Paguhen 1.7 mln paund për vrasje

22 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

E përditshmja britanike “The Sun” i kushton një shkrim të gjatë vrasjes së Ardian Nikulajt në lokalin e tij në Shëngjin, në 19 prill 2023. Duke përshkruar pamjet e vrasjes, momentin e krimit e cilëson si një film hollivudian.

Në thelb të shkrimit, historia e vrasjes përshkruhet se ndodhi për shkak të hakmarrjes, për të cilën shkruan se është kod i lashtë i shqiptarëve, por këtë radhë me ndryshime pasi u përdor skuadër e huaj vrasëse.

Hakmarrja lidhej mes dy familjeve, Lekstakaj dhe Nikulaj, ndërkohë që në Britani të Madhe po zhvillohen gjyqe për ekstradimin e britanikëve të arrestuar si autorë dhe bashkëpunëtorë të krimit.
“The Sun” shkruan se udhëtoi në Shqipëri dhe takoi familjarë të fisit Nikulajt, të cilët hapën dosjen e provave që sipas tyre tregon kush qëndronte pas vrasjes. Për ta frika e hakmarrjes nuk ka përfunduar ende dhe se vëllait të Ardian Nikulajt i është thënë se për kokën e tij janë paguar 1.7 milion paund nga persona që e kërkojnë atë të vrarë. E veja e Ardianit, Rudina Nikulaj apelon se vrasjet duhet të ndalen, teksa lutet për ekstradimin e autorëve britanikë që të ketë drejtësi. Ndërsa vëllai i Ardian Nikulajt, Arbeni thotë se jeton çdo ditë me frikë. Ai u tha gazetarëve të “The Sun” se çdo natë i puth fëmijët pa e ditur nëse do t’i shohë përsëri në mëngjes, prej hakmarrjes.

Hasmëriames dy familjeve nisi në 1997-ën, kur vëllai i Ardianit, Pëllumb Nikulaj, punonte roje në një karburant. Një i ri u largua pa paguar pasi mbushi makinën e karburant dhe Pëllumbi shkoi të fliste me të atin për pagesën. Disa orë më vonë, 7 persona të armatosur mbërritën, vranë Pëllumb Nikulajn dhe pronarin e biznesit. Pas kësaj ngjarje u shënuan dhe dy vrasje të tjera të familjes Lekstakaj dhe një i tretë i armatosur nga e njëjta familje, pasi u ngrit pritë ndaj xhaxhait të Pëllumbit. Hasmëria mbeti nën heshtje për 24 vjet, deri në vitin 2023 kur u vra Ardian Nikulaj. Si autor u identifikua Ruben Saraiva që pasi kreu vrasjen largohet me një motor. Hetuesit arritën të sigurojnë ekstradimin e tij nga Maroku. Të dyshuarit e tjerë janë Edmond Haxhia si porositës, si dhe tre shtetas britanikë në rol ndihmës në krim, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt.E veja e Nikulajt i tha “The Sun” se njëri prej tyre, Harry Simpson dukej i çuditshëm pasi shishen e birrës që pinte e merrte me vete dhe filmonte me telefon. Edhe Bridgeman kishte tentuar të afrohej me Ardianin, e cili në një rast i bëri pagesën pasi nuk i punoi karta. “The Sun” takoi një ekspert shqiptar të krimit të organizuar, i cili deklaroi se përpjekjet për ta eliminuar Ardian Nikulajn nisën që herët, por askush nuk pranoi 1.7 milionë paund, ndaj vrasësi u kërkua nga jashtë Shqipërisë. Ai tha se Ardiani ishte paralajmëruar, rriti sigurinë, por në të vetmin vend ku lëvizte pa roje, u vra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Berisha sfidon Ramën: Nëse je burrë qëndro në zyrë në datën 24 janar. Po të vjen populli!
Previous article BORDI I PAQES/ Zelensky në Davos: Europa duket e ndarë dhe e humbur përballë Trumpit

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT