• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E JANI ALIAJT/ Media greke: Si i shpëtoi krimineli i njohur shqiptar atentati disa muaj më parë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E JANI ALIAJT/ Media greke: Si i shpëtoi krimineli i njohur shqiptar atentati disa muaj më parë

20 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Jani Alijat dje në burgun grek. Mediat greke kanë sjellë sërish në fokus vrasjen e personazhit të rrezikshëm të drejtësisë shqiptare, i cili u sulmua dje për vdekje brenda burgut të sigurisë së lartë Korydallos në Greqi. Viktima, ndaj të cilit sipas burimeve ekzistonte një “urdhër vdekjeje”, kishte shpëtuar për mrekulli nga një atentat i ngjashëm rreth gjashtë muaj më parë, po në të njëjtin institucion penitenciar.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur një i burgosur grek 27-vjeçar, gjithashtu i konsideruar si kriminel i rrezikshëm, hyri në qelinë e tij dhe e goditi me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 49-vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Viktima ishte arratisur vite më parë nga burgu i Korfuzit, pasi kishte përfituar leje dhe nuk ishte kthyer më. Ai u arrestua pas gati nëntë vitesh në kërkim dhe prej asaj kohe ndodhej sërish në burg.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se prej kohësh kishte informacione për kërcënime serioze ndaj jetës së tij, ndërsa rivalë të botës së krimit dyshohet se kishin porositur eliminimin e tij. Për këtë arsye, disa muaj më parë ai ishte vendosur në regjim mbrojtjeje, duke u mbajtur në një qeli të përbashkët me një ish-oficer policie të akuzuar për trafik droge.

Megjithatë, masat e sigurisë nuk rezultuan të mjaftueshme. Ditën e djeshme, bashkëburgosi grek arriti t’i shkaktojë goditje kritike në trup, nga të cilat 49-vjeçari nuk mundi të mbijetojë. Autoritetet greke kanë nisur hetim të plotë për rrethanat e ngjarjes, ndërsa po shqyrtohet edhe dështimi i protokolleve të sigurisë brenda një prej burgjeve më të ruajtura të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES/ Përdorimi i parfumit në qafë mund të ndikojë te gjendra tiroide
Previous article PARANDALIMI I KORRUPSIONIT/ Ministrja shpjegon PESË NISMA, në “sitë” financimi i partive politike dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT