• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK DOJA TA VRISJA…”/ Zbardhet DËSHMIA e të riut që goditi 57-vjeçarin me çekiç pas sherrit për makinat
Home
Breaking News

“NUK DOJA TA VRISJA…”/ Zbardhet DËSHMIA e të riut që goditi 57-vjeçarin me çekiç pas sherrit për makinat

20 January, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dëshmia e 28-vjeçarit Andi Vokri, i cili goditi për vdekje 57-vjeçarin Petrit Ndou pas një konflikti mes tyre, është zbardhur nga autoritetet. Ngjarja tragjike ndodhi pas mesnate në aksin rrugor Thumanë-Krujë, dhe gjithçka ka nisur për shkak të një gërvishtjeje që ka ndodhur mes automjetit të autorit dhe viktimës.

Në dëshminë e tij, autori ka treguar se pas një sherri verbal me fyerje dhe sharje, ka marrë një çekiç që ndodhej në makinën e tij dhe ka goditur disa herë në kokë dhe trup viktimën, duke e lënë atë të vdekur. Ai ka sqaruar se nuk kishte pasur qëllim ta vriste, por situata ka eskaluar dhe ka dalë nga kontrolli.

“Nuk doja ta vrisja, ishte një konflikt i çastit dhe situata më doli nga kontrolli”, ka deklaruar Vokri gjatë marrjes në pyetje në komisariat.

Autori është arrestuar nga policia pas ngjarjes dhe është mbajtur në arrest për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHKARKUA ME URDHËR TË ANUELA RISTANIT/ Administrativja kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi
Previous article ËSHTË YLLI I RI NË CHAMPIONSHIP/ Ipswich synon të “rrëmbejë” Anis Mehmetin

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT