• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT BUSHATI-KOTZIAS/ Ish-ministri i jashtëm Shehu: Aventurizëm, mashtrim dhe kapitullim
Home
Shqipëri

NEGOCIATAT BUSHATI-KOTZIAS/ Ish-ministri i jashtëm Shehu: Aventurizëm, mashtrim dhe kapitullim

30 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ish-ministri i jashtëm, Tritan Shehu ka folur për ecurinë e bisedimeve me Greqinë.

Shehu tha se ministria e jashtme duhet të japë sqarim për deklaratat e Kotzias se çështja çame nuk ekziston dhe nuk është pjesë e bisedimeve.

Sipas deputetit të PD, marrëdhëniet me Greqinë janë shkatërruar dhe Shqipëria ka humbur rolin e liderit në rajon. Shehu i konsideroi negociatat me Greqinë si aventurizem, mashtrim dhe kapitullim.

“Ministri grek tha që nuk ekziston çështja çame dhe unë kërkoj informacione nga ministria e jashtme për deklaratat e Kotzias. Kjo qeveri shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë. Shqipëria kishte marrë një rol të madh në Ballkan dhe kjo qeveri filloi të shkatërrojë marrëdhëniet me Greqinë, ndërsa rolin e liderit në rajon e ka marrë Serbia. Këto marrëdhënie me Greqinë janë shkatërruar nga Rilindja që nga viti 2013. Bisedimet me Greqinë janë aventurizem, mashtrim dhe kapitullim dhe cmimi që po paguajmë është shumë i lartë, pasi qeveria shqiptare ka bërë shumë lëshime. Duhet të sqarohet se pse qeveria bën këto politika aventureske në bisedimet me Greqinë. Marrëveshja e re për detin është më e disfavorshme se ajo e vitit 2009”- tha Shehu.

Në lidhje me çështjen çame, Tritan Shehu tha se Bushati u shpreh se kjo çështje do të zgjidhet sipas legjislacionit grek, ndërsa sa i përket rregullimit të disa teksteve shkollore në Greqi dhe Shqipëri duhet të ngrihet një komisionin i përbashkët.

“Çështja çame u përdor si një veprim aventuresk dhe jemi në një pozitë të disfavorshme. Rilindja premtoi ‘qiejt’ për çështjen çame, por Bushati tha se çështja e shqiptarëve që kanë prona në Greqi do zgjidhet sipas legjislacionit grek. Unë mendoj se sot jemi më keq se në vitin 2013 dhe në pozitë të disfavorshme sa i përket negociatave. Duhet një komisionin i përbashkët për të parë tekstet që janë në Shqipëri dhe ato ne Greqi. Lëshimet që po bëhen do jenë më të mëdha se në vitin 2013. Fundi i kësaj politike ka qenë i qartë. Unë parashikoj që këto marrëdhënie të jenë si në vitin 2013. Marrëveshje historike do thoja se është traktati i miqësisë, jo marrëveshjet që bëhen tani”- tha ish ministri i Jashtëm.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA NDIHMË PËR EMERGJENCAT/ Ambasadori Lu: 600 mijë dollarë për katastrofat natyrore
Previous article Tifozët e Interit në festë, Nagatomo pothuajse lojtar i Galatasarayt

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT