Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë një tjetër dhuratë Ministrisë së Mbrojtjes.
Konkretisht, Emergjencave Civile, që nga ministria e Brendshme i kaluan në varësi Mbrojtjes.
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, ishte sot në Komandën Mbështetëse në Vaqarr, nga ky bëri të ditur se Amerika jep mbi 6 qind mijë dollarë për pajisje në ndihmë të Emergjencave Civile.
Me këtë fond, do të bëhet e mundur përballimi më i mirë i katastrofave natyrore, e veçanërisht përmbytjeve që prekin vazhdimisht Shqipërinë.
Pajisje të ndryshme, kostume zhytësish, si dhe furnizime humanitare janë disa nga ndihmat për Emergjencat.
“Jemi krenarë t’i mbështesim në misionin e tyre për të shpëtuar jetë. Jemi krenarë për Forcat e Armatosura”, tha kryediplomati amerikan gjatë ceremonisë.
Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se kjo ndihmë do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të ndërhyrjeve operacionale .


