• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
27-VJETORI I MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi
Home
Rajon

27-VJETORI I MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

15 January, 2026 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, me rastin e shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, duke nderuar viktimat e njërit prej krimeve më të rënda të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë homazheve, Kurti theksoi se Masakra e Reçakut ishte moment kyç në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer nga shteti serb ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

“Para 27 vjetëve këtu nga Reçaku, nëpërmjet ambasadorit William Walker u jehua e vërteta për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit të kryer nga Serbia si shtet ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas Masakrës së Reçakut u ndërgjegjësua dhe u mobilizua opinioni publik ndërkombëtar dhe kancelaritë diplomatike perëndimore,” tha Kurti.

Ai shtoi se masakra e Reçakut është ende një plagë e hapur, e cila ende pret drejtësi, duke ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të ndjekur penalisht autorët e krimeve.
“Jemi këtu për të shprehur dhembjen tonë, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë se gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar për mizoritë e kryera para 27 vjetësh,” u shpreh Kurti.

Në fund, kryeministri nderoi viktimat dhe dëshmorët, duke thënë: “Lavdi 45 martirëve të Reçakut dhe 11 dëshmorëve të kombit, të udhëhequr nga komandanti Ahmet Kaçiku.”

Masakra e Reçakut mbetet një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë dhe simbol i vuajtjes, rezistencës dhe kërkesës së vazhdueshme për drejtësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËMBIMI DHE ZHDUKJA E JAN PRENGËS/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin
Previous article ANALIZA e Rel: Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran

s.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT