• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA AUDI I BARDHË TEK INFORMATORËT/ Dyshime për skenar të parapërgatitur në arratisjen e Altin Ndocit. Si u ndihmua “killeri” i organizatës së Çopjave
Home
Breaking News

NGA AUDI I BARDHË TEK INFORMATORËT/ Dyshime për skenar të parapërgatitur në arratisjen e Altin Ndocit. Si u ndihmua “killeri” i organizatës së Çopjave

13 January, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Altin Ndoci, një prej emrave më të shumëpërfolur të botës së krimit i pandehur në procesin “Plumbi i Artë” dhe i cilësuar si vrasësi me pagesë i organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, u arratis këtë të martë nga ambientet e Spitalit Rajonal në Durrës.

Ai ishte shoqëruar nga punonjësit e policisë së Burgjeve për vizita mjekësore në repartin Infektiv në dhomën e posaçme ku trajtohen të paraburgosurit apo të dënuarit.

Burimet thonë se një moment ka kërkuar të shkojë në tualet ku aty ka goditur një nga 3 punonjësit e policisë së burgjeve dhe është larguar.

Mësohet se një nga policët ka qëlluar në ajër, por Ndoci është larguar.

Në parkimin e spitalit atë e priste një “Audi” të bardhë, A7, me targa AA700RS dhe sapo është ngjitur në të, mjeti ka lëvizur në drejtim të Spitallës.

Eralda Mazreku, Vajza Me Shami Që Sfidon Klishetë Mes Artit, Dizajnit Dhe Adrenalinës.00 19 40 06.still006

Efektivi i Burgjeve me armën në dorë, pas arratisjes së Altin Ndocit

Policia ka ngritur postblloqe në Durrës dhe Tiranë për të bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa ka dyshime se arratisja ka qenë e planifikuar më herët. Në dispozicion të planit të Ndocit ka patur informatorë dhe bashkëpunëtorë, bëjnë të ditur burime për BalkanWeb.

Pas arratisjes, Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut Durrës, Indrit Cerloj, nën drejtorin, mjekun dhe 7 zyrtarë të tjerë.

I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë.

Ai akuzohej në këtë të këtij procesi për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, ngjarje ne të cilën e implikoi vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që mban statusin e të penduarit të drejtësisë. Për të kryer këtë vrasje ai ishte rekrutuar nga Talo Çela, dikur mik e më pas armik me Nuredin Dumanin.

Pas përplasjes së dy miqve, Dumani veproi për llogari të Erion Alibej, kundërshtar me Çopjat, ndërsa Talo Çela për llogari të Franc e Hajdar Çopjas.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Ndoci kishte vepruar si vrasës për llogari të organizatës Çopja.

Altin Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA PËR KORRUPSION NË ZGJEDHJE/ GJKKO dënon me 1 vit burg babanë e ish-kandidates së PSD-së në Fier
Previous article KURTI FITOI ZGJEDHJET/ Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të gatshëm të forcojmë partneritetin me Qeverinë e re. Duhet të rifillojë edhe dialogu strategjik mes dy vendeve

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT