Sigurohet foto nga kamera e sigurisë teksa i paraburgosur Altin Ndoci arratiset nga spitali Infektivi i Durrësit ku kishte shkuar për një vizitë mjekësore.
Në parkimin e spitalit atë e priste një Audi i bardhë. Makina është larguar në drejtim të Spitallës. Ndoci doli me vrap nga spitali pasi grushtoi rojën efektiv policie të burgut të Durrësit që e shoqëronte.
I paraburgosuri kishte kërkuar për të shkuar në tualet, më pas kishe goditur policin. Ky i fundit pas daljes së Ndocit me vrap shkoi pas tij por nuk e arriti dot pasi ishte më i shpejtë


