• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ NË LIBRAZHD/ Bora, ngrica dhe vështirësi të shumta në zonat malore
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI I KEQ NË LIBRAZHD/ Bora, ngrica dhe vështirësi të shumta në zonat malore

10 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prej më shumë se një jave, bashkia e Librazhdit vijon të jetë e përfshirë nga dëbora dhe ngricat, duke e bërë situatën problematike në mjaft zona, veçanërisht në fshatrat malorë. Qarku i Elbasanit ka përjetuar kushte të vështira atmosferike gjatë kësaj jave, por Librazhdi rezulton zona më e prekur nga moti i përkeqësuar, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe stuhi dëbore.

Disa ditë më parë, dëbora mbuloi për disa orë edhe qytetin e Librazhdit, ndërsa aktualisht shumica e fshatrave të bashkisë vijojnë të jenë të mbuluara nga dëbora dhe ngricat. Temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme, ndërsa termometri në orët e para të mëngjesit ka zbritur deri në -7 gradë Celsius.

Fshatrat malorë, përfshirë Fushë Studën, Qarrishtën, Neshtën, Kostenjën, Orenjën, malin e Dardhës, Xhyrën, Spatharin, Babjen, Polisin dhe zona të tjera, janë të mbuluara nga dëbora. Ndërkohë, aksi rrugor Librazhd–Peshkopi ka pësuar ndërprerje të qarkullimit disa herë gjatë kësaj jave, duke e bërë të domosdoshme përdorimin e zinxhirëve për mjetet që qarkullojnë në këtë segment. Agjencia e Shërbimeve Publike, strukturat e Emergjencave Civile dhe grupet e OSHEE-së janë çdo ditë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme. Kryetari i Bashkisë Librazhd, z. Mariglen Disha, ka qenë i pranishëm edhe gjatë fundjavës në terren, duke inspektuar fshatrat e Njësisë Administrative Polis dhe duke vlerësuar gjendjen e rrugëve si dhe nevojat e banorëve.

Në Njësinë Administrative Steblevë, trashësia e dëborës ka arritur mbi 40 centimetra, ndërsa punonjësit e mirëmbajtjes po punojnë intensivisht për të mbajtur rrugët të hapura dhe të aksesueshme. Kryebashkiaku Disha thekson se situata monitorohet në mënyrë të vazhdueshme në çdo njësi administrative dhe se grupet e punës janë në gadishmëri të plotë për të përballuar çdo problematikë.Gjatë ditës së shtunë, pjesa më e madhe e grupeve të ndërhyrjes u përqendruan në fshatrat e Njësisë Administrative Polis, ku u shënuan bllokime të disa segmenteve rrugore për shkak të rrëshqitjes së masiveve të dherave dhe gurëve nga skarpatet e kodrave. Autoritetet vendore u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave përkatëse, për të garantuar sigurinë gjatë këtyre kushteve të vështira atmosferike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI TE TREGU/ Policia me njoftim zyrtar: U shkaktua nga një shkëndijë elektrike
Previous article ÇFARË NDODHI? Arrestohet aktori i njohur turk Can Yaman (AKUZAT)

s.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT PROTESTOJNË PARA SPAK/ Dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”: Rama ka shmangur konsultimin publik Aktualitet

QYTETARËT PROTESTOJNË PARA SPAK/ Dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”: Rama ka shmangur konsultimin publik

“DASHURIA E JETËS SIME, DO JETOSH TE UNË…”/ Shoferi humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë, DEDIKIMET prekëse Aktualitet

“DASHURIA E JETËS SIME, DO JETOSH TE UNË…”/ Shoferi humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë, DEDIKIMET prekëse

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA PLAGOSJA NË POGRADEC/ Nikolla dhe Edison Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës, monitoruan lëvizjet e Bran Syzos para sulmit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT