• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAPJA E MADUROS/ Diaspora venezueliane shpërthen në festime
Home
Nderkombetare

KAPJA E MADUROS/ Diaspora venezueliane shpërthen në festime

3 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Komunitetet venezueliane në mbarë botën kanë shpërthyer në festime pas njoftimit se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është kapur nga forcat amerikane pas një operacioni ushtarak të zhvilluar në orët e para të mëngjesit.

Në Doral të Floridës, një nga qendrat më të mëdha të diasporës venezueliane në SHBA, qindra qytetarë u mblodhën duke gëzuar për largimin e Maduros.

Të veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar, ata kënduan himnin e Venezuelës, valëviturën pankarta dhe festuan atë që e cilësuan si “ditë drejtësie”.
“Drejtësia po vihet në vend për të gjithë venezuelianët që u detyruan të largohen nga vendi për të mbijetuar,” u shpreh Kirvin Suarez, pjesëtar i komunitetit venezuelian në Doral.

Festime të ngjashme pati edhe në Santiago të Kilit, ku mijëra venezuelianë dolën në sheshe duke brohoritur “Liri” dhe duke valëvitur flamuj venezuelianë dhe amerikanë. Kili është një nga vendet me mbi 669 mijë shtetas venezuelianë.
Ndërkohë, qytetarët e Karakasit, pas një nate me shpërthime dhe të frikësuar për jetën, bëjnë thirrje për paqe.
Ata deklarojnë se është koha për një ndryshim pozitiv pas regjimit të Maduros.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, që nga viti 2000 rreth 7.7 milionë venezuelianë janë larguar nga vendi, shumica e tyre për shkak të kolapsit ekonomik dhe represionit politik gjatë qeverisjes së Maduros.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUMP PARALAJMËRON NDËRHYRJE NË IRAN/ Khamenei i ashpër ndaj protestave: Rebelët duhet të vendosen në vendin e tyre
Previous article SHTËPIA E BARDHË PUBLIKON PAMJET/ Si e ndoqi Trumpi live operacionin ndaj Maduros

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT