• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAOS DHE RADHË KILOMETRIKE/ Drejtuesit e automjeteve në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas përballen me vështirësi
Home
Aktualitet
Kronikë

KAOS DHE RADHË KILOMETRIKE/ Drejtuesit e automjeteve në aksin Elbasan-Librazhd-Prrenjas përballen me vështirësi

3 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kaosi dhe radhët tejet të gjata të automjeteve përgjatë rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd–Prrenjas po shndërrohen në një “trend” shqetësues të ditëve të para të këtij fillimviti. Një situatë që rëndohet jo vetëm nga mbizotërimi i motit të keq, i shoqëruar me reshje shiu, bore dhe ngrica për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, por edhe nga gjendja e rënduar e vetë infrastrukturës rrugore.

Drejtuesit e mjeteve përballen çdo ditë me gropa të shumta pothuajse në çdo metër katror të trasesë së rrugës, e cila ndodhet në proces zgjerimi për shkak të punimeve në aksin Elbasan–Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8. Punimet, të cilat pritet të sjellin një lehtësim të ndjeshëm të qarkullimit dhe një zhvillim të turizmit për zonat e Elbasanit dhe Korçës, aktualisht po krijojnë vonesa të gjata, bllokime trafiku dhe rrezik për aksidente.

Ndërsa pritshmëritë janë që kjo rrugë t’i vijë në ndihmë zhvillimit ekonomik dhe turistik të rajonit, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit, prej disa muajsh ajo është kthyer në një makth të vërtetë për përdoruesit e saj. Shoferët shprehen të lodhur dhe të irrituar nga pritjet e gjata, dëmtimet e mjeteve dhe mungesa e një menaxhimi më efikas të punimeve, veçanërisht në kushte të motit të përkeqësuar.

Situata kërkon ndërhyrje urgjente për përmirësimin e trasesë e cila është e “qëndisur” me gropa dhe që duhet të ketë patjetër një sinjalistikë më të qartë dhe koordinim më të mirë të punimeve, në mënyrë që ky aks jetik të mos mbetet një pengesë, por të shndërrohet sa më shpejt në lehtësim për qarkullimin dhe zhvillimin e zonës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIKTATORI DHE TERRORISTI MADURO ËSHTË ZHDUKUR"/ Trump: Populli i Venezuelës është i lirë, SHBA më e sigurt
Previous article ÇFARË DO TË NDODHË ME VENEZELËN PAS KAPJES SË MADUROS? Trump: Do të drejtojmë vendin deri kur…

s.autor

Postime të ngjashme

GJKKO SHPALL TË PAFAJSHME MAJLINDA BUFIN/ Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Aktualitet

GJKKO SHPALL TË PAFAJSHME MAJLINDA BUFIN/ Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

QYTETARËT PROTESTOJNË PARA SPAK/ Dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”: Rama ka shmangur konsultimin publik Aktualitet

QYTETARËT PROTESTOJNË PARA SPAK/ Dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”: Rama ka shmangur konsultimin publik

“DASHURIA E JETËS SIME, DO JETOSH TE UNË…”/ Shoferi humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë, DEDIKIMET prekëse Aktualitet

“DASHURIA E JETËS SIME, DO JETOSH TE UNË…”/ Shoferi humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë, DEDIKIMET prekëse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT