• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MADURO U ARRESTUA NGA SHBA/ Kush do ta udhëheq Venezuelën pas largimit të tij? Skenarët që përfliten
Home
Nderkombetare

MADURO U ARRESTUA NGA SHBA/ Kush do ta udhëheq Venezuelën pas largimit të tij? Skenarët që përfliten

3 January, 2026 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Lajmi për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, pas goditjeve të Shteteve të Bashkuara në Karakas, shënon një moment historik në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Amerikës Latine.

Në analizën e saj, BBC përpiqet të deshifrojë se çfarë mund të ndodhë në Venezuelë ditën pas këtij zhvillimi dramatik.Media britanike thekson se Shtetet e Bashkuara nuk kishin ndërmarrë një ndërhyrje kaq të drejtpërdrejtë në rajon që nga viti 1989, kur pushtuan Panamanë për të rrëzuar udhëheqësin ushtarak të asaj kohe, Manuel Noriega.

Largimi i Maduro-s nga Venezuela, siç pretendon Donald Trump, do të perceptohet si një fitore e madhe për krahun më “të ashpër” brenda administratës amerikane, disa prej të cilëve kanë mbështetur hapur nevojën për ndryshim regjimi në Karakas.

Kujtojme se SHBA akuzojnë Nicolás Maduro-n si kreun e një organizate kriminale të trafikut të drogës, akuza që ai i ka mohuar kategorikisht.

Uashingtoni nuk e njeh atë si president legjitim të Venezuelës, duke argumentuar se zgjedhjet e vitit 2024 nuk ishin as të lira dhe as të ndershme.

Nga ana tjetër, Karakasi ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në se synon të përvetësojë rezervat fitimprurëse të naftës së vendit, të cilat konsiderohen më të mëdhatë në botë.

Cfarë do të ndodhë brenda Venezuelës?

Ajo që mbetet ende e paqartë është se çfarë do të ndodhë brenda Venezuelës, nëse regjimi i Maduro-s bie.

Mbështetësit e ndërhyrjes amerikane pretendojnë se kjo do t’i hapë rrugën opozitës venezueliane për të marrë pushtetin, nën drejtimin e fitueses së Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado, ose të kandidatit të opozitës në zgjedhjet e vitit 2024, Edmundo González.

Megjithatë, shumë analistë paralajmërojnë se situata nuk do të jetë aq e thjeshtë, pasi në lojë hyn roli i ushtrisë, si dhe rreziku i destabilizimit të vendit.

Ushtria dhe grupet paramilitare në Venezuelë mbeten besnike ndaj Maduro-s dhe madje edhe disa nga kritikët e tij kanë shprehur frikën se një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e SHBA-së mund të çojë në destabilizim të mëtejshëm të vendit.

Është e sigurt se pas lajmit për arrestimin e Maduro-s, shumë nga aleatët e tij më të afërt tashmë do të jenë seriozisht të shqetësuar për të ardhmen e tyre politike dhe personale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U PËRGJIGJ PAS TRE ZILEVE NË TELEFON..."/ Gazetari i “New York Times” tregon 50 sekondat e bisedës me Trump pas sulmit në Venezuelë
Previous article "MADURO NUK ËSHTË PRESIDENT I VENEZUELËS"/ Rubio: Është kreu i kartelit që ka pushtuar vendin

s.autor

Postime të ngjashme

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

AKSIDENT TRAGJIK ME 2 VIKTIMA NË AKSIN RRUGOR DURRËS-TIRANË/ Autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Truama Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK ME 2 VIKTIMA NË AKSIN RRUGOR DURRËS-TIRANË/ Autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Truama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT