Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë daljen e tij të parë për vitin 2026. Në komunikimin e tij Berisha dha një koment edhe për zhvillimet e ndodhura në Venezuele, pas sulmeve të SHBA në Karakas dhe kapjen e Maduros. Berisha u ndal edhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se ka sulmuar hapur drejtësisë.
Duke e krahasuar me Maduron, Berisha u shpreh se kryeministra nuk është aspak më ndryshe nga ky e fundit duke e cilësuar si “Ramaduro”.
Mes të tjerash, Berisha tha se “forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA morën vendimin e tyre për rrëzimin, arrestimin e diktatorit të shëmtuar të Venezuelës, Maduros, dhe evakuimin e tij jashtë vendit për t’i bërë gjyqin e merituar.
Largimi i Maduros nga pushteti, këtij diktatori të lidhur me drogën dhe manipulimin e zgjedhjeve, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë, veçanti për popullin e Venezuelës që vuajti kaq vite nën regjimin e tij.
Por është një lajm shumë i mirë edhe për shqiptarët, të cilët përjetojnë regjimin e klonit të tij në Shqipëri, të cilat mediat amerikane dhe jo vetëm ato, e kanë quajtur Ramaduro.
Këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, të një diktatori që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve”.


