• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAMA I KA SHPALLUR LUFTË DREJTËSISË”/ Berisha: Kryeministri pranoi të gjitha vjedhjet që ka bërë! Mori në mbrojtje Lubi Ballukun dhe Lindën e AKSH-it
Home
Politikë

“RAMA I KA SHPALLUR LUFTË DREJTËSISË”/ Berisha: Kryeministri pranoi të gjitha vjedhjet që ka bërë! Mori në mbrojtje Lubi Ballukun dhe Lindën e AKSH-it

3 January, 2026 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë daljen e tij të parë publike për vitin 2026, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe ngjarjet në Venezuelë pas sulmeve të SHBA në Karakas dhe kapjes së presidentit Nicolás Maduro.

Duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me presidentin venezuelian, Berisha e cilësoi Ramën si “Ramaduro”, duke thënë se nuk ka asnjë ndryshim mes tyre në mënyrën se si sillen ndaj institucioneve.

“Edi Rama apo Ramaduro i shpallur luftë të hapur drejtësisë. Në monologun e tij për tre orë pranoi të gjitha vjedhjet që u ka bërë shqiptarëve, por nuk i konsideron vjedhje, ndaj edhe mori në mbrojtje lubi ballukun dhe Lindën e AKSHI-t për të cilën tha se kishte respekt maksimal”, u shpreh Berisha.

Berisha akuzoi Ramën se është zotuar publikisht se nuk do të pranojë vendimet e prokurorisë dhe gjykatave që lidhen me rrethin e tij familjar dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

“Njeriu që drejtoi arkat e familjes Rama nuk ka si të mos ketë respektin maksimal. Por ajo që përbën zhvillim dramatik është lufta e hapur kundër sistemit të drejtësisë. Rama u zotua se nuk do pranojë vendimet e prokurorisë dhe gjykatave për rrethin e tij familjar dhe ministrat e tij.

Në këtë kontekst mbetet vetëm zëri i opozitës, po shkohet drejt një grusht shteti dhe fjalën e ka populli dhe vetëm populli. Kjo situatë na fton dhe nuk ka gjen të papërgatitur”, tha Berisha.

Sali Berisha: Viti i ri në Shqipëri nis në një kohë kur në prag të vitit, Edi Rama apo Ramaduro, i shpalli luftë të hapur sistemit të drejtësisë dhe pranoi të gjithë fajësinë e tij.

Cilido qëndoqi monologun tre orësh të tij, kuptoi dy gjëra, se ai pranon të gjitha vjedhjet që u ka bërë shqiptarëve, por në gjuhën oruelliane ato nuk i konsideron vjedhje, i konsideron si veprimtari të ligjshme të tij si kryeministër, ndaj dhe mori në mbrojtje të paskrupullt, të hapur, Lubi Ballukun dhe po aq Mirlindën e AKSHI-t, për të cilën tha se ai kishte respekt maksimal.

Natyrisht njeriu që drejtoi në arkat dhe kontot e familjes Rama qindra milionë euro nuk ka si të mos ketë respektin maksimal nga Rama. Por ajo që spikati në këtë fjalë dhe që përbën një zhvillim dramatik për vendin është lufta e tij e hapur kundër sistemit të drejtësisë.

Rama u zotua se ai nuk do pranojë vendimet e prokurorisë dhe gjykatave për rrethin e tij familjar, për atë dhe ministrat e tij. Në këtë kontekst, mbetet pra vetëm zëri i opozitës.

Po shkohet drejt një grushti të plotë shteti, ku pushteti ekzekutiv paralizon dhe merr të gjithë pushtetin e pushtetit gjyqësor. Atëherë fjalën e ka populli dhe vetëm populli. Ndaj dhe ne kjo situatë na fton dhe nuk na gjen aspak të papërgatitur.

22 dhjetori provoi se ku ishim dhe ku jemi ne si opozitë, si PD. 22 dhjetori provoi se ne jemi një shumicë politike në Shqipëri, të gatshëm për t’u përballur me Edi Ramën në një betejë përfundimtare për rikthimin e votës së lirë.

Të gjithë të dhënat janë se Edi Rama nuk do pranojë verdiktin e organeve të drejtësisë. Në këtë mënyrë de facto merr edhe atë pak pushtet që kishte mbetur i pavarur në këtë sistem. Pra, ai shndërrohet në diktatorin e pushtetit absolut.

Ndaj dhe përgjigja jonë do të jetë absolute ndaj tij. Kështu që do përgatitemi dhe jemi të përgatitur për protesta të reja të fuqishme nën moton ja vdekje, ja liri.

Dhe ne do fitojmë. Ne sa herë që kemi përdorur këtë moto kur janë kërcënuar për vdekje këto liri tonat, ne kemi triumfuar. Ka ndodhur në vitin 1991, 1998, 1999, po ndodh tani në mënyrën më të paimagjinueshme pas 35 vitesh pluralizëm.

Kështu që duke u uruar edhe njëherë vitin e ri, u ftoj të betohemi ne për misionin tonë të ri, largimin e Ramaduros nga pushteti, zgjedhjet e lira, opozita në pushtet. Rilindja është e vdekur, në vdekje klinike, është një kalbësirë që po kundërmon në mbarë vendin, në Europë dhe në botë.

Edi Rama është një kufomë politike që po kundërmon në Europë dhe në botë. Na përket ne t’i groposim ato në banesën e turpit të historisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMOHEN FAMILJARËT NË ELBASAN/ 82-vjeçari me demencë zhduket prej katër ditësh
Previous article SULMET NË VENEZUELË/ Çfarë dihet deri më tani? Shpërthime të forta në kryeqytet. Trump: Arrestuam Maduron dhe gruan e tij! Reagimet ndërkombëtare

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT