• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË SHKODËR/ Tritoli u la 2 ditë i pashpërthyer te sahati elektrikt, e montoi Gerti Bushati! Ende emister motivi dhe prorositësi
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË SHKODËR/ Tritoli u la 2 ditë i pashpërthyer te sahati elektrikt, e montoi Gerti Bushati! Ende emister motivi dhe prorositësi

3 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ende mbetet mister motivi i vendosjes së tritolit në Shkodër, ngjarje në të cilën humbi jetën 67-vjeçari Hysni Ymeri. Gerti Bushati është personi që akuzohet si autor i vendosjes së lëndës shpërthyese në boksin e sahatëve të energjisë elektrike.

Bushati është identifikuar përmes pamjeve të një kamere sigurie të instaluar në një biznes pranë pallatit, ku shihet se mbrëmjen e datës 27 dhjetor vendos lëndën shpërthyese në sahatin elektrik të katit të parë të pallatit.

Lënda shpërthyese është aktivizuar dy ditë më vonë, më 29 dhjetor 2025, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 67-vjeçarit. Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Hysni Ymeri po ngjitej shkallët e pallatit për të hyrë në banesë.

Pas hetimeve dhe analizimit të disa kamerave të tjera të sigurisë, është mësuar itinerari i lëvizjes së autorëve, çka ka çuar në arrestimin e katër personave: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

Policia nuk e ka zbuluar ende motivin e porositjes së ekzekutimit të 67-vjeçarit. Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar 28 telefona celularë, një automjet “Mercedes-Benz”, municion, lëndë narkotike (kokainë), pajisje GPS, kamera sigurie dhe rroba të përdorura nga autori i dyshuar.

Ndërkohë, Report TV ka raportuar më herët për një histori gjakmarrjeje të familjes së Hysni Ymerit. Në vitin 1995, në lagjen Kiras, vëllai i tij vrau Shefqet Çekorjen. Autori u arrestua dhe u dënua në atë kohë. Disa vite më vonë, sipas burimeve, dy familjet arritën pajtimin.

Shefqet Çekorja ishte vëllai i Ismet Çekores, i cili u vra në shtator të vitit 2022 pranë banesës së tij.

Pak ditë para ekzekutimit të Hysni Ymerit, në Shkodër kishte ardhur edhe djali i tij, i cili jeton jashtë Shqipërisë. Alban Ymeri i ka deklaruar policisë se familja nuk kishte konflikte dhe se nuk kishte marrë asnjë kërcënim.

Gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Shkodrës, të arrestuarit nuk kanë pranuar të japin deklarime. Burime pranë policisë dhe grupit hetimor bëjnë me dije se të ndaluarit, përveç marrjes në pyetje, janë lënë së bashku në një ambient të monitoruar, me qëllim zbardhjen e identitetit të porositësit të tritolit, i cili deri tani mbetet ende mister.

Të arrestuarit pritet të njihen me masën e sigurisë gjatë ditës së hënë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës, shembje rrugësh e ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona
Previous article SULMI I SHBA-së/ Reagon Venezuela: Mobilizoni të gjithë vendin, zbatoni planet e mbrojtjes kombëtare

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT