• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET GJATË FESTAVE TË VITIT TË RI/ Turqia arreston 357 të dyshuar për lidhje me ISIS
Home
Nderkombetare

SULMET GJATË FESTAVE TË VITIT TË RI/ Turqia arreston 357 të dyshuar për lidhje me ISIS

30 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

357 persona të dyshuar si pjesëtarë të Shtetit Islamik (ISIS) janë ndaluar sot në Turqi, në vazhdën e një operacioni policor të shtrirë në 21 rajone të vendit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Operacionet nisën një ditë pas një përplasjeje të armatosur në veriperëndim të vendit, ku u vranë tre efektivë policie dhe gjashtë militantë të dyshuar të ISIS-it. Gjatë ndërhyrjes në një banesë të përdorur si strehë, u plagosën gjithashtu tetë policë dhe një roje sigurie.

Sipas ministrit Yerlikaya, bastisjet u kryen njëkohësisht në qytete të mëdha si Istanbul, Ankara dhe Yalova. Prokuroria e Stambollit bëri të ditur se disa nga të ndaluarit janë të lidhur drejtpërdrejt me militantët që hapën zjarr ndaj policisë, ndërsa të tjerë dyshohet se po planifikonin sulme gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Hetimet tregojnë se një pjesë e të arrestuarve dyshohet se mbledhnin para nën petkun e bamirësisë, duke i kanalizuar më pas drejt rrjeteve të lidhura me ISIS-in në Siri.

Mes të ndaluarve ka edhe shtetas të huaj, të lidhur me luftëtarë të organizatës në zonat e konfliktit.

ISIS ka kryer më parë sulme të rënda terroriste në Turqi, përfshirë atentatin vetëvrasës në Ankara në vitin 2015 me mbi 100 viktima dhe sulmin në klubin e natës “Reina” në Stamboll më 1 janar 2017, ku u vranë 39 persona.

Edhe pse organizata ka humbur territoret që kontrollonte në Siri dhe Irak, qelizat e saj vazhdojnë të jenë aktive në rajon dhe më gjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJET I DJEGUR NË BANESË/ Policia jep detaje: 66-vjeçari ra në kontakt me rrymën elektrike
Previous article LËNGU I SELINOSË/ Një mit apo mrekulli për shendetin?

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT