• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VLORA KATËR DITË PA UJË/ Kryebashkiakja Mersini: Sot vijnë pjesët nga Turqia për të rregulluar defektin
Home
Aktualitet
Kronikë

VLORA KATËR DITË PA UJË/ Kryebashkiakja Mersini: Sot vijnë pjesët nga Turqia për të rregulluar defektin

29 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prej 4 ditësh qyteti i Vlorës nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti që ka ndodhur në linjën kryesore. Kjo problematikë ka nxitur protesta nga qytetarët ndërsa Kryebashkiakja e Vlorës Brunilda Mersini tha se problemi tashmë është drejt zgjidhjes.

Mersini u shpreh se deri në ardhjen e pjesës së nevojshme, për rikuperimin final të dëmit, është gjetur një zgjidhje provizore ndërsa në qytet operojnë mbi 15 bote uji, ku përparësi për furnizim u është dhënë institucioneve. Ajo tha se protesta drejtohet nga anëtarët demokratë Këshillit Bashkiak dhe se nuk është momenti për të bërë opozitë me një fatkeqësi.

Mersini garantoi se problemi tashmë është drejt zgjidhjes. Sipas saj, sot vijnë me avion nga Turqia 3 pjesë që duhen për riparimin e rrjetit.

“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen. Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë. Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli.”, tha Brunilda Mersini.

Për Report Tv gjithashtu foli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve Faluers Shoshi, i cili sqaroi problematikën.

Një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin. Tubi aktual është plastik dhe aktualisht nuk përdoret më. Tani, për këtë diametër përdoren tuba gize dhe çeliku. Gjithsesi, kjo është ndërhyrja e tretë riparuese që bëhet. Këtë herë jemi më të kujdesshëm dhe nuk po e hapim deri në fund linjën, për shkak se pamë që presioni i lartë mund ta dëmtojë.

Punonjësit e ujësjellësit dhe inxhinierët janë në krye të detyrës. Mirënjohje për punonjësit që kanë qëndruar 72 orë në ujë dhe në kushte brutale atmosferike për t’i sjellë ujë qytetit. Ndjesë të gjithë qytetarëve që nuk po marrin furnizim dhe u themi se jemi në detyrë ditë e natë, deri sa ta kthejmë furnizimin me ujë të Vlorës në normalitet”, tha Drejtori i Përgjithshëm i AKUK Flauers Shoshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Fitoi një titull kampion me Partizanin, ndahet nga jeta ish-futbollisti i të kuqve
Previous article "BETEJA JONË, LARGIMI I KËTIJ REGJIMI"/ Berisha: PD ka një problem themelor me departamentin ‘Brain Gain’ dhe ndaj Diasporës, por…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT