• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VITI I TRISHTË/ Figurat e rëndësishme shqiptare që ndërruan jetë në 2025-ën
Home
Ekskluzive

VITI I TRISHTË/ Figurat e rëndësishme shqiptare që ndërruan jetë në 2025-ën

29 December, 2025 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë

Viti 2025 mund të konsiderohet pa dyshim një vit i dhimbshëm për Shqipërinë, një vit humbjesh që la pas një boshllëk të thellë në jetën publike dhe kulturore të vendit. Ndarja nga jeta e një sërë figurash të shquara në art, politikë, kulturë dhe media e bëri kombin më të varfër shpirtërisht dhe më të heshtur në zërat e tij më përfaqësues.

Brenda këtij viti, Shqipëria humbi personalitete që për dekada me radhë kontribuuan në ndërtimin e identitetit kombëtar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në politikë, kinematografi, teatër, muzikë dhe gazetari. Ishin njerëz që formësuan mendimin publik, kultivuan artin dhe i dhanë shoqërisë modele përkushtimi dhe përgjegjësie. Kujtimi i tyre mbetet një pasuri e çmuar dhe një detyrim moral për t’u ruajtur e respektuar nga brezat që vijnë.

Alpenews.al ju rijkujton figurat që ndërruan jetë gjatë 2025.

Më 25 janar, në moshën 95-vjeçare vdiq kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Më 9 mars u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare Andis Harasani, ish-deputet dhe një nga figurat e njohura të politikës dhe sektorit energjetik.

Më 3 prill 2025, u nda nga jeta Margarita Xhepa, një nga aktoret më të mëdha të teatrit dhe kinemasë shqiptare, një ditë pas 93-vjetorit të lindjes së saj.Arti në zi! Shuhet ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa, dje mbushi 91-vjeç! Miq e politikanë ngushëllime, nesër homazhet - Shqiptarja.com

Më 23 maj 2025, u nda nga jeta Artan Lame, publicist, historian dhe figurë aktive në fushat e trashëgimisë kulturore dhe medias.

Më 24 maj, u nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar Piro Milkani, një nga kolosët dhe baballarët e Kinematografisë shqiptare, me mbi 20 prodhime që qëndrojnë në majën e artit dhe kulturës.

Më 28 gusht 2025, u nda nga jeta Naun Shundi, aktor, regjisor dhe dramaturg i shquar, në moshën 66-vjeçare.

Gjatë muajit gusht, humbja e papritur e Artur Zhejit, gazetarit dhe analistit të njohur të medias shqiptare, pas një arresti kardiak, tronditi komunitetin e medias.

Më 1 shtator, kineasti i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, i vlerësuar si një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.

Më 22 shtator u nda nga jeta aktori në moshën 71-vjeçare Enver Petrovci, ikona e filmit dhe teatrit në Shqipëri dhe Kosovë.

Më 31 tetor 2025, Fatos Nano, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe figurë kyçe në udhëheqjen politike pas tranzicionit të viteve ’90, ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe komplikacione tjera shëndetësore

Më 26 nëntor 2025, Shpat Kasapi, këngëtar i njohur shqiptar, u nda papritur nga jeta në moshë 40-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak të papritur ndërsa ndodhej në Monza, Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I PAÇI HARAM VOTAT TONA"/ Pesë ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës protestë para Bashkisë
Previous article KATËR DITË PA UJË NË VLORË/ “Hapeni derën, ose do e thyejmë”, nisin protestat para bashkisë, qytetarët përplasen me Policinë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT