• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZHI nga Uashingtoni: SHBA-të qëndrojnë fuqishëm krah Kosovës
Home
Nderkombetare

MESAZHI nga Uashingtoni: SHBA-të qëndrojnë fuqishëm krah Kosovës

26 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të jetë e fortë dhe dypartiake në Kongresin amerikan. Këtë ata e kanë shprehur në letra të ndara drejtuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Kongresisti republikan, Mike Lawler, në një letër të publikuar të premten nga Qeveria në detyrë, thekson se veprimet e fundit legjislative në SHBA-të tregojnë qartë përkushtimin afatgjatë të Amerikës ndaj Kosovës. Ai përmend miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, i cili, sipas tij, nënvizon mbështetjen e SHBA-së për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

Sipas Lawlerit, këto nisma janë thelbësore për garantimin e stabilitetit afatgjatë, forcimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Edhe kongresisti demokrat, George Latimer, ka rikonfirmuar në letrën e tij “mbështetjen e fortë” të SHBA-së për Kosovën. Ai thekson se, sipas Ligjit për Autorizimin e Sigurisë Kombëtare, të miratuar së fundmi, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Po ashtu, Latimer vë në dukje se SHBA-të mbështetën përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se një proces i tillë do të kontribuonte ndjeshëm në rritjen e sigurisë dhe forcimin e sundimit të ligjit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Të dy kongresistët i referohen Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili u nënshkrua në ligj javën e kaluar nga presidenti Donald Trump. Në këtë akt, Kosovës dhe Serbisë u kërkohet gjithashtu që të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve të arritur në vitin 2023.

Letrat u dërguan pas një takimi që Lawler dhe Latimer patën me Kurtin gjatë vizitës së tij në Uashington, në shtator.

Këto deklarata vijnë në një periudhë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara u përballën me tensione gjatë vitit 2025. Këto u shkaktuan kryesisht nga vendimet e Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e sovranitetit në veriun e vendit, të banuar kryesisht nga serbë, pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

Si pasojë e këtyre veprimeve, u pezullua pa afat dialogu strategjik i planifikuar mes Kosovës dhe SHBA-ve.

Kryeministri Kurti i ka arsyetuar këto vendime si veprime në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Së fundmi, ai ka deklaruar se marrëdhëniet me SHBA-të janë “shumë të mira” dhe se mospajtimet kanë qenë gjithmonë të lidhura me çështje që kanë të bëjnë me Serbinë dhe strukturat e saj, e jo me marrëdhëniet dypalëshe.

Më 11 dhjetor, Kurti ka theksuar se raportet mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë “kurrë nuk kanë qenë më të mira”.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit zhvillon me shumë vende të botës, me synim forcimin e marrëdhënieve bilaterale. Ky dialog përfshin takime të nivelit të lartë, të mbajtura në Uashington ose në vendin përkatës, ku diskutohen tema si mbrojtja, siguria, ekonomia, energjia dhe mjedisi.

Kurti po synon një mandat të tretë në krye të Qeverisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë (REL) se pas zgjedhjeve synon të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë e re për të avancuar prioritetet e përbashkëta. Një zëdhënës i Ambasadës ka shprehur shpresën se partneriteti mes dy vendeve do të thellohet, përfshirë edhe rinisjen e dialogut strategjik.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë ndihmë për Kosovën që nga viti 1998, ndërsa udhëheqësit kosovarë kanë theksuar vazhdimisht se SHBA-të mbeten partneri më i rëndësishëm strategjik i vendit.

REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por thotë se do të gjithë Donbasin
Previous article STUDIMI: Zemra e dobët në moshë të mesme rrit rrezikun e demencës më vonë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT