• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQI/ Mbyllja e termocentraleve me linjit shkakton papunësi dhe largim nga vendi
Home
Rajon

GREQI/ Mbyllja e termocentraleve me linjit shkakton papunësi dhe largim nga vendi

26 December, 2025 s.autor Rajon

Në Greqinë Veriore, kryetari i bashkisë së Ptolemedhës, një ish-qendër për prodhimin e energjisë elektrike me bazë linjiti, nuk e fsheh shqetësimin e tij.

Ky qytet dhe rajoni përreth rrezikojnë, sipas tij, “të bëhen si Detroiti”, metropoli amerikan i goditur nga rënia e industrisë automobilistike.

“Tetë nga 10 të rinj që largohen nga rajoni për të studiuar nuk kthehen më kurrë”, ankohet Panagiotis Plakentas, kryetari i bashkisë së këtij qyteti me më shumë se 31 000 banorë.

“Papunësia po rritet dhe vendet e punës të humbura nuk po zëvendësohen”, tha ai.

Në rajon, vetëm dy termocentrale me linjit mbeten funksionale. Njëri do të mbyllet në maj, dhe tjetri do të shndërrohet në gaz natyror deri në fund të vitit 2026.

Njëmbëdhjetë termocentrale kanë ndërprerë tashmë veprimtarinë në këtë rajon, i cili për dekada të tëra ishte qendra e prodhimit të energjisë me linjit në Greqi.

Kreu i komunitetit lokal, Ilias Tentsoglidis pohon se projektet alternative nuk po materializohen.

“Fshatrat tona po zbrazen, dhe në fushën më pjellore të rajonit, po ‘mbjellin’ xham dhe beton”, kritikon Tentsoglidis duke iu referuar paneleve diellore.

Kjo zonë ka shkallën më të lartë të papunësisë në Greqi, me 16.5%, dyfishi i mesatares kombëtare (8.1%), sipas zyrës së statistikave ELSTAT.

Është gjithashtu rajoni që ka përjetuar rënien më të ndjeshme të popullsisë gjatë dekadës së fundit, me një rënie prej 10,1% të popullsisë së saj.

Sipas vlerësimeve të sindikatës, më shumë se 10 000 vende pune janë humbur tashmë dhe kjo shifër pritet të arrijë në 20 000 sapo plani i tranzicionit të gjelbër të zbatohet plotësisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IZRAEL/ Sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë
Previous article HETIMI PËR BALLUKUN/ SPAK kontrolle te biznesmenët që kanë fituar tendera në Unazën e Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT