• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANKESA E VELIAJT PËR EKZAMINIMET NË SPITAL/ Raporti i Avokatit të Popullit: Nuk është respektuar dinjiteti njerëzor dhe i privatësisë
Home
Breaking News

ANKESA E VELIAJT PËR EKZAMINIMET NË SPITAL/ Raporti i Avokatit të Popullit: Nuk është respektuar dinjiteti njerëzor dhe i privatësisë

25 December, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Avokati i Popullit ka kryer një inspektim për shoqërimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në ambientet e një klinike private në Durrës më 17 korrik.

Në raportin pas ankesës së bërë nga vetë Veliaj, Avokati i Popullit thekson se nuk është respektuar dinjiteti njerëzor dhe i privatësisë.

Vetë Veliaj theksonte se gjatë kryerjes së klizmë/kolonoskopi, ka qenë të pranishëm në të njëjtën dhomë dhe ekztaminimit, punonjësit e policisë së burgjeve. Mjeku në shpjegimet që i ka dhënë Avokatit të Popullit thotë se Veliaj ka shprehur shqetësimin për praninë e punonjësve të policisë brenda dhomës ku do të kryhej ekzaminimi.

Në raportin e siguruar nga News 24, thuhet midis të tjerash se mjeku u ka kërkuar kërkuar punonjësve të policisë që të presin jashtë dhomës deri në përfundim të ekzaminimit, por ata nuk kanë plotësuar kërkesën, me pretendimin e rregullores së sigurisë. “Në rastin konkret, gjatë kryerjes së ekzaminimeve dhe konsultave, prezent me të paraburgosurin ka qëndruar 1 punonjës policie”, thekson raporti. Raporti i Avokatit të Popullit thekson se ekzaminimet mjekësore duhet të kryhen me respekt të plotë të privatësisë së personit. “Prania e stafit të sigurisë gjatë ekzaminimit apo konsultave, duhet të lejohet vetëm kur plotësohen dy kushte: E kërkon shprehimisht mjeku për arsye të sigurisë së tij; – Stafi multidisiplinar i IEVP-së ka vlerësuar për shkak të rrezikshmërisë që paraqet i burgosuri”, thuhet më tej. Në fund të raportit, institucioni i Avokatit të Popullit rekomandon ndryshimin e Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Nr.651, datë 21.01.2019 “Për miratimin e procedurës së transportimit dhe shoqërimit të të burgosurve”, me qëllim marrjen e masave të sigurisë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në rastin kur të burgosurit kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë ambienteve të burgut. Avokati i Popullit kërkon që vlerësimi i riskut të kryhet në varësi të formularit të plotësuar nga IEVP-të, duke përmbushur standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, për respektimin e dinjitetit njerëzor, të drejtës për jetë private, si dhe parimit të konfidencialitetit mjekësor.Konstatimet

Nga shqyrtimi i ankesës dhe informacionit të mbledhur, Avokati i Popullit vëren se:

– Ligji Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” dhe VKM Nr. 209, datë 06.04.2022 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, nuk përcaktojnë rregulla për sa i përket privatësisë të të burgosurit, kur ai kryen vizita mjekësore jashtë IEVP-së, por vetëm kur ai kryen vizita mjekësore brenda mjediseve të IEVP-së.

– Urdhri Nr.651, datë 21.01.2019 i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Transportimi dhe shoqërimi i të Burgosurve”, për sa i përket procedurës së sigurisë, sipas së cilës, kryerja e veprimeve nga personeli mjekësor të bëhet gjithmonë në prezencë të punonjësit të policisë, cënon të drejtën për respekimin e jetës private dhe parimin e konfidencialitetit mjekësor.

Vlerësimi institucionit të Avokatit të Popullit:
Tërësia e legjislacionit dhe standardeve të lartpërmendura, vendosin dy parime thelbësorë në marrëdhënien mjek-pacient, të cilat janë ruajtja e konfidencialitetit dhe respektimi i privatësisë. Këto dy parime janë të zbatueshme si për pacientët, të cilët jetojnë në gjendje të lirë, ashtu edhe për ata, të cilët jetojnë në kushte kufizimi, për shkak të masave të sigurisë.

Konfidencialiteti është thelbësor për besimin midis profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve. Pa të, pacientët mund të ngurrojnë të zbulojnë informacione personale, dhe kjo mund të ndikojë në kujdesin dhe trajtimin e tyre.

Konfidencialiteti në kujdesin shëndetësor është mbrojtja e informacionit personal të një pacienti, duke përfshirë shëndetin, familjen, stilin e jetës dhe nevojat e kujdesit. Kjo bëhet për të mbrojtur privatësinë e pacientit gjatë kujdesit të tij dhe madje edhe pas vdekjes.

Udhëzuesi mbi Rregulloren Evropiane të Burgjeve, i hartuar nga Këshilli i Evropës, në faqet 60-61, i kushton vëmendje respektimit të parimit të konfidencialitetit nga ana e stafit të burgjeve, ku në kapitullin Detyrat etike dhe standardet profesionale, shtjellohen detyrimet brenda regjimit të burgjeve:

“Stafi i kujdesit shëndetësor në burgje është i detyruar të zbatojë të njëjtat parime etike dhe detyra profesionale që rregullojnë punën e tyre në komunitetin e gjerë. Standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut njohin zbatimin e këtyre parimeve të rëndësishme etike në kontekstin e burgjeve. Stafi i kujdesit shëndetësor në burgje duhet të veprojë në pavarësi të plotë klinike në mjediset e burgjeve dhe duhet të marrë vendime bazuar vetëm në kritere mjekësore. Vendimi i stafit të kujdesit shëndetësor nuk mund të anulohet ose injorohet nga jo-klinicistë, përfshirë stafin e burgjeve. Stafi i kujdesit shëndetësor mund të jetë i prekshëm nga “besnikëria e dyfishtë” midis detyrave të tyre profesionale dhe ndaj autoriteteve të burgjeve. Si praktikë e mirë dhe për të garantuar pavarësinë klinike, stafi i kujdesit shëndetësor në burgje duhet të punësohet nga autoritetet e kujdesit shëndetësor dhe jo nga autoritetet e sistemit penitenciar. Parimi i konfidencialitetit është një gur themeli i etikës mjekësore dhe është veçanërisht i rëndësishëm në mjediset e burgjeve. Të burgosurit duhet të ndihen të lirë të diskutojnë çdo çështje mjekësore me stafin e kujdesit shëndetësor në konfidencialitet të plotë dhe të zhvillojnë konsulta individuale private sipas nevojës. Kjo do të jetë veçanërisht e rëndësishme në rastet kur të burgosurit mund të duan të zbulojnë pretendime për torturë ose keqtrajtim ose, në rastin e grave, çështje rreth dhunës me bazë gjinore. Detyrimet e konfidencialitetit mjekësor pasqyrohen në standardet ndërkombëtare mjekësore.

Stafi i kujdesit shëndetësor duhet të garantojë gjithmonë konfidencialitetin mjekësor dhe mund ta shkelë këtë rregull vetëm në rrethana të jashtëzakonshme kur ekziston një rrezik i menjëhershëm dëmtimi i pacientit ose të tjerëve dhe duhet të zbulohet në bazë të “nevojës për të ditur” me pëlqimin e pacientit. Të gjitha ekzaminimet mjekësore të të burgosurve duhet të kryhen në privaci, përveç nëse kërkohet ndryshe nga mjeku përkatës dhe larg dëgjimit dhe shikimit të stafit të burgut”.

Parimi i konfidencialitetit dhe e drejta për respektimin e jetës private shtrihet jo vetëm në marrëdhënien e të burgosurit me mjekun e IEVP-së, por edhe me mjekët e spitaleve jashtë burgjeve.

Kufizimi i të drejtës për respektimin e jetës private duhet të përmbushë kriteret e vendosuara në nenin 8/2 të Konvetës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas së cilës autoriteti publik nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

Procedura e përcaktuar në Urdhrin Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Transportimi dhe shoqërimi i të burgosurve”, sipas së cilës, kryerja e veprimeve nga personeli mjekësor të bëhet gjithmonë në prezencë të punonjësit të policisë, nuk përmbush kriteret e nenit 8/2 të Konvetës, për kufizimin e të drejtës për respekimin e jetës private si dhe cenon parimin konfidencialitetit mjekësor.

Detyrimi i vendosur në Urdhrin Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, për punonjësit e policisë, që të jenë të pranishëm kur mjeku kryen veprime me të burgosurin, në çdo rast të trajtimit të tij jashtë IEVP-së, nuk ruan një ekuilibër të drejtë apo proporcional midis sigurisë dhe privatësisë.

Ekzaminimet mjekësore duhet të kryhen me respekt të plotë të privatësisë së personit. Prania e stafit të sigurisë gjatë ekzaminimit apo konsultave, duhet të lejohet vetëm kur plotësohen dy kushte:

E kërkon shprehimisht mjeku, për arsye të sigurisë së tij.
Stafi multidisiplinar i IEVP-së (siguri, social, shëndetësor, ligjor), ka vlerësuar se për shkak të rrezikshmërisë që paraqet i burgosuri, ai duhet të mbikëqyret nga punonjës të policisë, gjatë ekzaminimit apo konsultës mjekësore, që do të kryhet jashtë IEVP-së.
Prania e policisë në këto raste, duhet të jetë përjashtim nga rregulli dhe të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme sigurie, duke iu bërë me dije paraprakisht edhe pacientit.

Nëse gjatë ekzaminimeve mjekësore (veçanërisht intime) të të burgosurve, punonjës të sigurisë do të jenë të pranishëm, pa kërkesën e mjekut dhe pa arsye sigurie të dokumentuar, kjo do të përbëjë cenim të standardeve ndërkombëtare për trajtim me dinjitet të personit dhe mund të cilësohet si shkelje e nenit 8 të Konventës (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare), dhe në raste të përsëritura ose poshtëruese, shkelje e nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor ose degradues).

Në këto rrethana, çmojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të adresojë me përparësi këtë çështje dhe të ndërmarrë veprimet procedurale për ndryshimin e Urdhrit Nr.651, datë 21.01.2019 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Për miratimin e procedurës së transportimit dhe shoqërimit të të burgosurve”, për sa i përket procedurës së sigurisë, kur të burgosurit kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë IEVP-së.

Për sa më lart, bazuar në nenin 63, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet se: “Avokati i Popullit ka të drejtë të bëjë rekomandime dhe të propozojë masa kur vëren shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut” si dhe në mbështetje të nenit 21/b të Ligjit Nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar ku përcaktohet se: “Avokati i Popullit paraqet rekomandime për marrje masash për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi administrativ që, sipas tij, ka shkaktuar shkelje të të drejtave dhe lirive.”

R E K O M A N D O J M Ë:

– Ndryshimin e Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Nr.651, datë 21.01.2019 “Për miratimin e procedurës së transportimit dhe shoqërimit të të burgosurve”, me qëllim marrjen e masave të sigurisë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në rastin kur të burgosurit kryejnë ekzaminime/konsulta mjekësore jashtë IEVP-së, vlerësimi i rriskut të kryhet në varësi të formularit të plotësuar nga IEVP-të, duke përmbushur standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, për respektimin e dinjtitetit njerëzor, të drejtës për jetë private, si dhe parimit të konfidencialitetit mjekësor.

Për qëndrimin që do të mbani dhe masat që do merrni në zbatim të këtij rekomandimi, lutemi na vini në dijeni brenda afatit ligjor 30 ditor, të parashikuar në nenin 22 të Ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET FUQIA E PASAPORTËS SHQIPTARE/ Renditet e 46-ta në botë! Mund të udhëtohet pa viza në 122 vende
Previous article "TË JEMI BASHKË..."/ Mbreti Charles mesazh për unitet në ditën e Krishtlindjeve

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT