• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS NË URBANET E KAMËZËS/ Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin
Home
Aktualitet
Kronikë

RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS NË URBANET E KAMËZËS/ Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

23 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes “SHPRESA – AL SHPK” në tregun e transportit urban në Bashkinë Kamëz.

Ky vendim është marrë pas ankesave të depozituara pranë Autoritetit të Konkurrencës dhe shqetësimeve të bëra publike në media, lidhur me rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve të transportit urban. Hetimi paraprak ka për objekt analizimin e kushteve të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun e transportit urban në Bashkinë Kamëz, veçanërisht për linjat: “Kamëz – Tiranë – Kamëz” dhe “Paskuqan – Babrru – Tiranë”.

Referuar dokumentacionit zyrtar të administruar, rezulton se ndërmarrja “SHPRESA – AL SHPK” është i vetmi operator i licencuar për ofrimin e shërbimit të transportit urban në këto linja, duke zotëruar kështu pozitë dominuese në treg, në kuptim të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.Nga vlerësimi paraprak i kryer nga Autoriteti i Konkurrencës, rezulton se nuk janë administruar analiza të plota ekonomike apo financiare që të provojnë se rritja e tarifave të biletave dhe aboneve është e mbështetur në rritje reale të kostove, është ekonomikisht e nevojshme dhe e justifikuar mbi baza objektive të tregut.

Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2025 deri më 12 dhjetor 2025, me qëllim vlerësimin nëse sjellja e ndërmarrjes “SHPRESA – AL SHPK” mund të përbëjë kufizim, shtrembërim ose pengim të konkurrencës, në kuptim të Ligjit nr. 9121/2003. Autoriteti i Konkurrencës do të vijojë me trajtimin e çështjes dhe do të informojë publikun për rezultatet e procedurës dhe çdo vendimmarrje të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBI JETËN NË MËNYRË TË PAPRITUR/ Çfarë u gjet në xhepin e solistit të grupit "Ilirët"
Previous article TENTATIVA PËR HAKERIMIN E SPAK/ Agim Ismaili, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni merren të pandehur

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT