• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROSTITUCION NË AMBIENTIN ME QERA/ Goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..
Home
Aktualitet
Kronikë

PROSTITUCION NË AMBIENTIN ME QERA/ Goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..

23 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka finalizuar sot më 23 dhjetor operacionin e koduar “Victim”, duke goditur një rast të trafikimit dhe shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, hetimet u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, përmes metodave proaktive, çka bëri të mundur zbulimin e një apartamenti të marrë me qira në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, i cili përdorej për ushtrimin e prostitucionit nga një shtetase kineze.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, u finalizua operacioni i koduar ‘Victim’, që goditi një rast të shfrytëzimit për prostitucion”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet janë identifikuar tre shtetas kinezë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Dy prej tyre, X. L., 40 vjeçe, dhe B. V., 31 vjeç, të dy banues në Kinë, janë arrestuar dhe vënë në pranga, ndërsa bashkëpunëtorja e tretë, K. X., 50 vjeçe, është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion shtetasen kineze J. G., 52 vjeçe, në një apartament në lagjen ‘Pavarësia’, të cilin e kishin marrë me qira për këtë qëllim.
Gjatë kontrollit të ambientit, policia konstatoi në apartament edhe një shtetas tjetër, E. B., i cili së bashku me shtetasen kineze që ushtronte prostitucion, u procedua penalisht për veprën penale “Prostitucioni”.

Autoritetet bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e shtetases kineze të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. “Punohet për kapjen e shtetases kineze të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale”, theksohet në njoftim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KARBURANTE, BIZNESE E BANESA/ Anëtarit të kryesisë së PD i konfiskohen 3 mln euro! Dyshohet se...
Previous article DETAJET DHE EMRAT/ Rrëmbimi dhe zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit, ja kush janë autorët e krimit

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT